Kërko

 Santi, vetrate Santi, vetrate

Shenjtorët e javës 28 janar - 4 shkurt

E diel 28 janar, Kisha katolike romake kremton tё dielёn e 4-tё gjatё vitit liturgjik, ciklit të dytë 'B', e gjithnjё mё 28 janar, kalendari përkujton edhe festën e Shën Tomës së Akuinit, meshtar dominikan, doktor i Kishës, pajtor qiellor i shkollave katolike.

R.SH. / Vatikan

E diel 28 janar, Kisha katolike romake kremton tё dielёn e 4-tё gjatё vitit liturgjik, ciklit të dytë 'B', e gjithnjё mё 28 janar, kalendari përkujton edhe festën e Shën Tomës së Akuinit, meshtar dominikan, doktor i Kishës, pajtor i shkollave katolike.

Ungjilli i kësaj së Diele të 4-të gjatë vitit kishtar nga Marku na kujton se se Jezusi mësonte, në sinagogë e jo vetëm, si ai që ka autoritet e jo porsi skribët, Ai është një mësues i veçantë, një mësues i vetëm, i ndryshëm nga skribët (Ungjilli Mk 1,21-28,). Mësimi i tij i mahnit ata që e dëgjojnë: ai nuk është statik dhe i ftohtë, por u jep freski dhe jetë të re gjërave të Hyjit; nuk imponon, por propozon. Fjala e tij prek thellë, hap horizonte të jetës, shqetëson, zgjon mendjen dhe ngroh zemrën, na bën të rritemi brenda, shpirtërisht dhe na bën të përgjegjshëm.

Të hёnёn mё 29 janar, kalendari kishtar pёrkujton Shën Kostancin, ipeshkëv i Perugjës e Shenjtorët Papia e Mauri, ushtarë martirë.
 
Të martën me 30 janar, kalendari kishtar pёrkujton festën e Shën Martinës, martire. 
 
Të mёrkurёn mё 31 janar, kalendari kalendari kishtar pёrkujton Shën Gjon Boskon, meshtar e themelues i Salezianëve, atë e mësues i të rinjve. 

Tё enjten mё 1 shkurt, kalendari kishtar pёrkujton Shёn Brigjidën, abateshë në Irlandë dhe shën Ludovikën Alberoni, vejush romake. 

Të premten me 2 shkurt, nga kalendari kishtar kremton festën e Paraqitjes së Krishtit në tempull, që ndër shqiptarë njihet edhe si festa e Zojës së qirave. 

Të shtunёn me 3 shkurt, kalendari përkujton shën Vlashin, ipeshkëv i Sebastës, martir. 

Të dielёn e ardhshme me 4 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', e po këtë ditë kalendari kishtar përkujton edhe shën shën Eutikin, martir dhe shën Jozefin nga Leonesa, kapuçin. 

28 janar 2024, 11:51