Battesimo di Gesù Cristo Battesimo di Gesù Cristo

Shenjtorët e javës 7 -14 janar

E diel, 7 janar, Kisha katolike romake kremton Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Gjithnjë më 7 janar, kalendari përkujton edhe shën Rajmondin de Penafort, shën Kiron.

R.SH. / Vatikan

E diel, 7 janar, Kisha katolike romake kremton Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. Gjithnjë më 7 janar, kalendari përkujton edhe shën Rajmondin de Penafort, shën Kiron.

Pagëzimi i Krishtit është dëftimi i misionit të tij në botë. Ati Qiellor shpall dashurinë e tij për Të. Shpirti i Shenjtë e shndrit me dritën e vet. Jezusi “i zhytur” në ujë nga shën Gjon Pagëzuesi, me vdekjen dhe ngjalljen e tij, do të na “zhysë” edhe ne në jetën e amshuar. Festa e Pagëzimit të Zotit Jezu Krisht na ndihmon ta kërkojmë fytyrën e Hyjit jo në vështrimin e kupës së qiellit, as në studimet e filozofëve, mirëpo në vetë personin e Zotit që ka fyutyrën e Jezusit. Kisha na fton ta përkujtojmë edhe ditën e Pagëzimit tonë e ta jetojmë në jetën e përditshme. Në Ungjillin e së dielës, Gjon Pagëzuesi e njeh dhe dëfton Jezu Krishtin si “Qengjin e Hyjit, si atë që heq mëkatin e botës”. Misioni i Jezu Krishtit nuk është vetëm ai i të qenurit shërbëtor i Hyjit, i të qenurit zëdhënës i Fjalës dhe i vullnetit të Hyjit për njerëzimin, por sidomos “bartës i shpëtimit në të gjitha skajet e tokës”.

Të hënën më 8 janar, kalendari kishtar përkujton Shën Severinin e Norçës, e shën Lorenc Justinianin. 

Të martën më 9 janar, kalendari kishtar përkujton shën Marçelinin; shën Adrianin e shën Fillanin. 

Të mërkurën më 10 janar, kalendari kishtar përkujton shën Gregorin nga Nissa, shën Miziade-n; të Lumin Gregorin X, papë.  

Të enjten më 11 janar, kalendari kishtar përkujton shën Igjinin; shën Paolonin nga Akuilea e të Lumin Bernardino Skamaka. 

Të premten më 12 janar, kalendari kishtar përkujton shën Arkadin, shën Cezaren, shën Ernestin e shën Andon M. Puçin

Të shtunën më 13 janar, kalendari kishtar përkujton shën Hilarin; shën Goffredin, shën Remigjin. 

Të dielën e ardhshme më 14 janar, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën II gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë 'B'. Gjithnjë më 14 janar, kalendari kishtar përkujton shën Gëzimin apo Feliksin nga Nola, shën Nino-n e shën Malakinë profet. 

07 janar 2024, 09:34