Më 4 shkurt kalendari kujton Shën Gilbertin, meshtar
R.SH. - Vatikan
Shën Gilberti i Sempinghamit, meshtar, lindi në Angli më 1803. Me miratimin e Papa Eugjenit III më 1148 e konfirmuar pastaj nga Papa Adriani IV e Aleksandri III, themeloi urdhrin murgar të Gilbertinve. Murgjve Gilbertinë ua imponoi rregulloren e një disipline të dyfishtë të jetës murgarë: rregulloren e Shën Benediktit, ndërsa kjerikëve atë të Shën Agostinit. Këta murgjër njihen ndryshe edhe si Fretërit e Bardhë, sepse vishen me zhguna lirit të bardhë e me lëkurë qengjash të së njëjtës ngjyrë.
Gilberti qe epror i përgjithshëm i Urdhrit, i vetmi urdhër rregulltar i themeluar nga një anglez. Gjatë tërës jetës së tij të gjatë, iu përkushtua plotësisht të Zotit dhe të Kishës me shërbimin e tij murgar. Vijoi t’i drejtonte bijtë e tij shpirtëror rregulltarë derisa u verbua. Vdiq në moshë të shtyrë më 4 shkurt 1189, mase njëqind vjeç, duke lënë pas shembullin dhe kujtimin e njeriut të shenjtë, që ua dhuroi të gjithë jetën të varfërve.