Kërko

San Riccardo Re degli Inglesi San Riccardo Re degli Inglesi

Më 7 shkurt kalendari kujton Shën Rikardin, mbret

Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi, mbret i Anglisë, atë i Vilebaldit, ipeshkëv i Aishtatit, i shën Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i shën Valburgës, virgjër, u varros në Luka të Toskanës”.

R.SH. - Vatikan

Shën Rikardin, që mendohet të ketë qenë mbreti Anglisë, martriologu romak e përkujton më 7 shkurt. Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi, mbret i Anglisë, atë i Vilebaldit, ipeshkëv i Aishtatit, i shën Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i shën Valburgës, virgjër”. 

Rikardi jetoi në shekullin e 8-të dhe ishte babai i tre shenjtorëve të rëndësishëm: Villibaldo, Vunibaldo dhe Valburgës. Jeta e tij u karakterizua nga lutja intensive dhe nderimi ndaj Familjes së Shenjtë dhe shenjtorëve të tjerë: në fakt, së bashku me bijtë e tij ai shtegtoi në Romë me shpresën për të gjetur reliket e shenjtorëve Pjetër dhe Pal. Rikardi vdiq në Lucca, Itali, dhe u varros në bazilikën e Shën Fredianit.

Martirologu romak: Shën Rikardi, babai i shenjtorëve Wilbaldit dhe Walburgut, i cili në shtegtim me fëmijët e tij nga Anglia në Romë vdiq udhës. U varros në Lucca, Itali.

07 shkurt 2024, 10:19