Më 24 shkurt kalendari kujton Shën Sergjin e Cezaresë, martir
R.SH. / Vatikan
Nga gjyqtar i drejtësisë së Perandorisë Romake, Sergji u bë murg në Kapadoki, duke jetuar në vetmi absolute aq shumë sa askush nuk dinte për ekzistencën e tij. Kur filluan persekutimet, guvernatori i Armenisë, Sapricius, i cili po kalonte nëpër Cezare, duke mbledhur të gjithë të krishterët, nuk gjeti pothuajse asnjë. Sergji ndjeu nevojën për t'iu afruar më shumë qytetit, ndërkohë që kremtohej një festë për nder të Jupiterit dhe njerëzit po vërsuleshin kundër të krishterëve.
Sergjo foli duke dhënë mësimin më të bukur kundër idhujtarisë që i solli martirizimin. Nuk është i pranishëm në Martirologun Romak, por shumë i përhapur në kulturën perëndimore falë një 'Passio latine' 'historie të martirizimit' të Kishës latine, që e përshkruan imtësisht martirizimin e tij që pësoi, për fenë në Krishtin, nga Sapricio, guvernator i Armenisë dhe Kapadokisë.