Un uomo tiene una bandiera nazionale durante una Messa per la pace in Nicaragua nella cattedrale di Managua Un uomo tiene una bandiera nazionale durante una Messa per la pace in Nicaragua nella cattedrale di Managua

Nikaragua, ndalohen dhjetë shoqata të tjera

Veprimtaria shkatërruese e qeverisë së Presidentit Ortega nuk ndalet: dënohen përsëri për pretendime parregullsish, disa organizma të ndryshme fetare.

R.SH. / Vatikan

Një plaçkitje e heshtur, e kryer në mënyrë sistematike, e cila gradualisht po fshin nga gjeografia e shoqatave të vendit dhjetëra e dhjetëra realitete të krishtera e katolike, e jo vetëm. Rreth dhjetë ditë më parë qeveria e Nikaraguas shpalli të jashtëligjshme mbi dhjetë organizata, duke ua konfiskuar edhe pasuritë. Ndërmjet tyre, Scouts dhe Fraternidad Misioneras del Fiat de María.

Dje një sulm i ri ndaloi dhjetë subjekte të tjera, duke përfshirë fondacione e shoqata fetare, ndërmjet të cilave, një katolike, e edhe universitete e organizata joqeveritare. Vendimi i Ministrisë së Brendshme erdhi përmes një dekreti, që anulon personalitetin juridik të shoqatave jofitimprurëse.

Akuza i ngjet krejtësisht herëve të tjera, në të kaluarën e afërt: shkelje dhe parregullsi në paraqitjen e bilanceve.

U anulua edhe regjistrimi në Universitetin “Maria Guerrero”, shkollë e lartë e administrimit, tregtisë dhe doganave. Ndërsa më 16 janarin e kaluar, 16 OJQ u shpallën të parregullta. Dhjetë prej tyre ishin katolike ose ungjillore. Nëntë, sipas burimeve zyrtare, u damkosën me të njëjtën akuzë për mosrespektim të rregulloreve të caktuara për to. Që nga viti 2018, u ndërpre veprimtaria e mbi 3,500 partive politike, shoqatave dhe OJQ-ve. Këto janë veprime të përsëritura të qeverisë Ortega!

29 shkurt 2024, 10:38