Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro con fuoco
Programe Podcast
 I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtorët e javës 11 - 18 shkurt

E diel 11 shkurt Kisha kremton të dielën e 6-të gjatë vitit kishtar 'B', e gjithnjë më 11 shkurt kalendari kremton festën e Zojës së Bekuar të Lurdë dhe Ditën kushtuar të Sëmuri. Ungjilli i kësaj së diele nga Marku (Mk 1,40-45 )na tregon Jezusin i cili, duke e shëruar të gërbulurin, përkulet mbi mjerimin, mbi sëmundjen e mbi vuajtjen njerëzore. Duke takuar mjerimin njerëzor, ta imitojmë Jezusin, duke i dhënë të afërmit ndihmën tonë konkrete, një fjalë shprese e një gjest ngushëllimi.

R.SH. / Vatikan

E diel 11 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 6-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 11 shkurt kalendari kishtar Kisha katolike kremton festën e  Zojës së Bekuar të Lurdë dhe Ditën kushtuar të Sëmurit.

Ungjilli i kësaj së diele nga Marku (Mk 1,40-45 )na tregon Jezusin i cili, duke e shëruar të gërbulurin, përkulet mbi mjerimin, mbi sëmundjen e mbi vuajtjen njerëzore. Këtë Jezusi e bën, plot përdëllim, respekt dhe falas. Duke takuar mjerimin njerëzor, ta imitojmë Jezusin, duke i dhënë të afërmit ndihmën tonë konkrete, një fjalë shprese e një gjest ngushëllimi.

Të hënën më 12 shkurt, K 12 shkurt kalendari liturgjik përkujton martirët e Abitenes., shën Saturninin me shokë, e shën Benediktin e Anianit.

 Të martën më 13 shkurt, kalendari përkujton të Lumin Jordani i Saksonisë, meshtar dominikan. 

 Të mërkurën më 14 shkurtbie e Mërkura e Përhime, me të cilën Kisha katolike romake e fillon kohën liturgjike të Kreshmëve. Kjo kohë liturgjike e shpirtërore është një rast i ri dhe i volitshëm për përgatitjen tonë shpirtërore për kremtimin e Pashkëve të Jezu Krishtit.Kreshmët janë kohë që na fton të bëjmë vepra bamirësie, të pendohemi, të agjërojmë e të kthehemi në rrugën e Hyjit, duke iu lutur me gjithë zemër Zotit për të na falur, me vetëdijen se të gjithë jemi mëkatarë. Nënvizojmë se për besimtarët e Mërkura e Përhime është ditë agjërimi e lutjeje.

Gjithnjë më 14 shkurt, kalendari kishtar përkujton edhe shën Çirilin, murg e shën Metodin, ipeshkëv, Pajtorë të Evropës si dhe shën Valentinin.

Të enjten më 15 shkurt, kalendari përkujton shën Onezimin, nxënës i shën Palit, shën Faustinin e shën Gjovitën, martirë. 

Të premten më 16 shkurt, kalendari kishtar shën Gjylianën, virgjër e martire, të Lumin Jozefin Allamano. 

 Të shtunën më 17 shkurt kalendari Kishtar përkujton Shtatë themeluesit e Urdhrit të Shërbëtorëve të Virgjërës Mari, ndërmjet të cilëve Aleks Konfalonieri. 

Të dielën e ardhshme që vejn më 18 shkurt, Kisha katolike e ritit romak do të kremtojë të Dielën e Parë të kohës së Kreshmëve, 'B',  po më 18 shkurt, kalendari përkujton të Lumin Gjovani nga Fiesole, i njohur me emrin i lumi Angjeliko, meshtar domenikan. 

11 shkurt 2024, 10:00
Prev
January 2025
SuMoTuWeThFrSa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 
Next
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728