Kërko

A Fiumicino il 50 l'anniversario di Aeroporti di Roma A Fiumicino il 50 l'anniversario di Aeroporti di Roma

Shenjtorët e javës 18 – 25 shkurt

E diel 18 shkurt, Kisha katolike e ritit romak kremton të dielën e 1-të të kohës liturgjike të Kreshmëve, ciklit të dytë 'B', që përgatisin e paraprijnë festën e Pashkëve. Gjithnjë mё 18 shkurt, kalendari kishtar përkujton shёn Geltrunën dhe të Lumin Giovanni nga Fiesole ( të Lumin Angjeliko), domenikan. Ungjilli i kësaj së diele, na përshkruan tundimet e Jezusit në shkretëtirë, nën shenjën e luftës së brendshme kundër të keqit e së keqes, që njeriu has gjatë në jetën e përditshme.

R.SH. / Vatikan

E diel 18 shkurt, Kisha katolike e ritit romak kremton të dielën e 1-të të kohës liturgjike të Kreshmëve,  ciklit të dytë 'B', që përgatisin e paraprijnë festën e Pashkëve. Gjithnjë mё 18 shkurt, kalendari kishtar përkujton shёn Geltrunën dhe të Lumin Giovanni nga Fiesole ( të Lumin Angjeliko), domenikan.

Kreshmët, të porsafilluara, na thërrasin të radhitemi me Krishtin në luftën kundër të “Keqit”. Ta dëgjosh me fe fjalën e Zotit e të angazhohesh me seriozitet në konvertimin e jetës personale: ja kushtet që lypen për të marrë pjesë në Pashkën e Krishtit. Kjo e diele e parë e kohës liturgjike të Kreshmëve, quhet ndryshe edhe e diela e tundimit. Ungjilli i kësaj së diele, na përshkruan tundimet e Jezusit në shkretëtirë. Është një hyrje e përgjithshme në këtë kohë të Kreshmëve, e cila fillon nën shenjën e luftës së brendshme kundër të keqit e së keqes, që njeriu has gjatë shtegtimit tokësor në jetën e përditshme. Prandaj, duhet të lusim Zotin të rri me ne, në çastet e sprovës, për të ngadhënjyer me Të në ditën e Jetës.

Tё hёnёn mё 19 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Konradin Kofalonieri, oshënar françeskan. 

Tё martën mё 20 shkurt, kalendari kishtar përkujton Eleuterin dhe shën Leonin e Katanies, ipeshkëv. 

Të mërkurën më 21 shkurt, kalendari liturgjik përkujton shën Pier Damianin, ipeshkëv i Ostia-s, kardinal e doktor të Kishës dhe shën Germanin. 

Të enjten më 22 shkurt, Kisha katolike feston Katedrën e shën Pjetrit. Qëndrueshmëria e shtëpisë garantohet nga themelet. Duke ia besuar Kishën Pjetrit, Jezusi pranon se feja e Apostullit ishte e ndjerë, e vërtetë, e qëndrueshme. Shën Pjetri bëhet kështu garanti për fenë e të tjerëve, guri i këndit, që mban shtëpinë.

Të premten më 23 më shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Polikarpin, ipeshkëv e martir. 

Të shtunën më 24 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Modestin. 

Të dielën e ardhshme mё 25 shkurt, Kisha katolike e ritit latin do tё kremtojё të dielën e 2-të të kohës liturgjike të Kreshmëve, ciklit të dytë 'B', që përgatisin e paraprijnë festën e Pashkëve. Gjithnjë tё dielën më 25 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Nestorin, ipeshkëv e martir dhe shën Çezarin. 

18 shkurt 2024, 09:11