Shenjtorët e javës 25 shkurt – 3 mars
R.SH. / Vatikan
E diel 25 shkurt, Kisha katolike kremton të Dielën e Dytë të kohës së Krezhmëve 'B', gjithnjë më 25 shkurt kalendari kishtar kujton shën Nestorin, ipeshkëv të Magjdosit e martir.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielёs sё 2-tё tё Kreshmёve, në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit nga Marku (Mk 9, 2-10), na kujton një moment teje të veçantë të jetës së Jezusit, shndërrimin e tij. Kjo ngjarje e ndriçon udhën krezhmore: pendesa e agjërimi që praktikojmë, kanë si qëllim ta shndërrojnë jetën tonë sipas shembullit të Jezusit.
Të hënën më 26 shkurt, kalendari kujton shën Aleksandrin e Aleksandrisë dhe shën Faustinianin, ipeshkëv i Bolonjës.
Të martën më 27 shkurt, kalendari kujton Shën Gregorin Narek, Abat e doktor të Kishës; shën Gabrielin e Zojës së Dhimbshme, rregulltar pasionist, shën Ana Lain nga Londra, e vejë dhe martire e shën Onorinën.
Të mërkurën më 28 shkurt, kalendari kujton shën Romanin: të Lumin Daniel Brottier dhe të lumin Timote Trojanovski, meshtar françeskan konventual.
Të enjten më 29 shkurt, më 29 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Hilarin, papë e shën Osvaldin.
Të premten më 1 mars, kalendari kishtar kujton Shën Feliçin, papë dhe shën Albinin, ipeshkëv i Anzhé.
Të shtunën më 2 mars, kalendari kishtar kujton shën Troadin, shën Angjelen e Kryqit, virgjër.
Të dielën e ardhshme më 3 mars, Kisha katolike romake do të kremtojë të Dielën e tretë të Krezhmëve, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 3 mars, kalendari kujton shën Kunegonden, bashkëshorte e Enrikut II perandor.