Shenjtorët e javës 4 - 11 shkurt
R.SH. / Vatikan
E diel 4 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B' po mё 4 shkurt, kalendari përkujton shën Eutikin, martir dhe shën Jozefin nga Leonesa, kapuçin.
Ungjilli i liturgjisë së dielës nga shën Marku, e paraqet Jezusin të imepnjuar në misionin për shërimin e të sëmurëve. Krishti, përveç se është mjek i shpirtit, është edhe mjek i trupit: ky është mesazhi i pjesës së Ungjillit (Mk 1, 29-39) të kësaj së diele.
Të hёnёn me 5 shkurt, kalendari përkujton shën Agen, virgjër e martire; shën Adelajden, abateshë dhe shën Elizabeta Kanorin, nënë familjeje.
Të martёn me 6 shkurt, kalendari përkujton shën Pal Mikin me shokë, martirë japonezë dhe shën Dorotenë, virgjër e martire.
Të mёrkurёn me 7 shkurt,kalendari përkujton shën Rikardin meshtar dhe të Lumin Piun IX, papë.
Të enjten më 8 shkurt, kalendarit kishtar përkujton shën Jeronim Emilianin, themelues i Etërve Somaskë, pajtor qiellor i jetimëve dhe i të rinjve të braktisur, dhe shën Jozefina Bakhitën, virgjër.
Të premten me 9 shkurt, kalendari përkujton shën Apoloninë, shën Sabinin.
Të shtunёn me 10 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Skolastikën, virgjër, motër e Shën Benediktit dhe shenjtorët Zotikun, Gjaçintin e Amancin martirë.
Të dielёn e ardhshme me 11 shkurt, Kisha katolike do tё kremtojё tё dielёn e 6-tё gjatё vitit kishtar, ciklit të dytë 'B'. Gjithnjё mё 11 shkurt, Kisha katolike do tё kremtojё festën e Zojës Lurdë.