Kërko

Repubblica Democratica del Congo (Foto di archivio)  (AFP or licensors) Repubblica Democratica del Congo (Foto di archivio) (AFP or licensors)

Sulm në një Kishë Pentekostale në DR Kongo, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona u vranë, përfshirë pesë gjatë lutjes, në një sulm të kryer të martën më 30 janar 2024 në një Kishë në Baeti, në lindje të DR Kongos, nga rebelët e ADF-së të lidhur me ISIS. Tridhjetë persona të tjerë u morën peng nga sulmuesit të cilët bastisën gjithashtu disa fshatra përreth, njoftojnë agjencitë dhe burimet lokale

R.SH. / Vatikan

Disa fshatra brenda dhe përreth Benit u sulmuan të martën më 30 janar nga njerëz të armatosur, të cilët ekzekutuan civilë me thikë, disa prej të cilëve ishin duke u lutur në një Kishë brahmaniste, një komunitet Pentekostal i pranishëm në Republikën Demokratike të Kongos. "Tetë trupa të civilëve të vrarë nga rebelët e ADF janë dërguar në morgjet" e spitalit Oicha, duke përfshirë "pesë të krishterë brahmanistë të vrarë gjatë lutjes" në Baeti, deklaroi për agjencinë e lajme AFP Nicolas Kikuku, kryebashkiak i qytetit të komunës Oicha, në territorin e Benit, në provincën e trazuar të Kivu-së së Veriut, në kufi me Ituri. “Armiqtë i ekzekutuan”, këmbënguli kryebashkiaku, duke shtuar se disa persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Darius Syahira, një relator lokal i shoqërisë civile, konfirmoi sulmin e tha se trupat ishin dërguar në morg.

Tridhjetë persona mbahen peng

Burime të tjera lokale njoftuan se 30 persona u morën peng nga sulmuesit, të cilët zakonisht bastisin zonat e Kongos lindore, duke djegur shtëpi, duke vrarë banorë dhe duke vjedhur shumë mallra. Të shtunën e 27 janarit, burime të tjera kanë njoftuan për 32 njerëz të vrarë, duke përfshirë pesë famullitarë të prerë kokën në një Kishë, gjatë sulmeve në veri-lindje të Republikës Demokratike të Kongos, vrasje që përsëri që i atribuohen Forcave Demokratike Aleate (ADF), të lidhura me ISIS.

Një paqëndrueshmëri që zgjat prej mëse 30 vjetësh

Provincat e Kivu-së Veriore dhe Iturit janë nën rrethim që nga viti 2021, dhe përmes një mase autoritetet civile janë zëvendësuar me një administratë ushtarake për t’i luftuar grupet e armatosura. E formuar fillimisht nga rebelët myslimanë nga Uganda, ADF ka qenë e pranishme që nga mesi i viteve 1990 në Republikën Demokratike lindore të Kongos, ku ka vrarë disa mijëra civilë. Në vitin 2019, rebelët u betuan për besnikëri ndaj ISIS, i cili i paraqet ata si "provincën e saj qendrore afrikane". Në fund të vitit 2021, pas sulmeve që iu atribuohen në tokën e Ugandës, Kampalas dhe Kinshasës nisën një operacion të përbashkët ushtarak kundër ADF, të quajtur "Shujaa", por rebelët vazhdojnë me mizoritë e tyre. Në dhjetor 2023 ata u akuzuan për y sulme në Ugandën perëndimore, në të cilat u vranë 13 persona.

Republika Demokratike e Kongos, e cila po del nga një periudhë e tensionuar zgjedhore, ka përjetuar disa javë qetësi në provincat e saj lindore, të cilat kanë qenë kronikisht të paqëndrueshme për më shumë se tre dekada. Por sulmet rifilluan rreth një javë më parë në territorin e Benit, ku më 23 janar mbetën të vrarë pesë civilë, në një sulm të pretenduar nga Forcat Demokratike Aleate.

01 shkurt 2024, 13:58