Alexey Navalny Alexey Navalny

Vdiq në burg, në Rusi, opozitori Alexey Navalny

Disidenti ishte 47 vjeç. Ai vdiq në burgun arktik Nr. 3, ku ishte burgosur që nga viti 2021 dhe vuante një dënim 19-vjeçar. Njoftimin e dha Shërbimi Kombëtar i Burgjeve të Rusisë. Metsola: "Rusia i hoqi lirinë dhe jetën, por jo dinjitetin"

R.SH. – Vatikan

Disidenti dhe opozitari kryesor rus, Alexei Navalny, vdiq sot (16 shkurt 2024), në moshën 47-vjeçare, në burgun arktik nr. 3, pasi u ndie keq, në përfundim të një shëtitjeje të zakonshme. Njoftimin e jep Shërbimi Kombëtar i Burgjeve të Rusisë.

“Bota humbi një luftëtar, guximi i të cilit do të kujtohet me breza”. Këto janë fjalët e kryetares së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pasi mësoi për vdekjen e Alexei Navalny-t. Lajmi, ndërkaq, u përhap me shpejtësi në gjithë botën. Sipas televizionit shtetëror, kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin vdiq nga embolia. Ai u mbajt për një kohë të gjatë, pa një proces të drejtë, në burgjet e regjimit rus. “Ndihem tmerrësisht keq – pohon Metsola – për vdekjen e fituesit të çmimit Sakharov. Rusia ia hoqi lirinë dhe jetën, por jo dinjitetin. Lufta e tij për demokraci vazhdon të jetojë”. E kryeparlamentarja evropiane përfundon me një mendim për gruan dhe fëmijët e Navalny-t, duke u shprehur atyre afërsi.

Navalny mbahej në burg që nga janari i vitit 2021 dhe vuante një dënim me 19 vjet burgim. Në mesazhin e tij të fundit në platformën X, në datën 14 shkurt, denoncoi se e kishin vënë në izolim, për dënim, për të katërtën herë në dy muaj e se kësaj radhe, do të qëndronte aty për 15 ditë me radhë.

16 shkurt 2024, 15:48