Kërko

Ambasada e Kosovës në Romë shënon 16 vjetorin e Pavarësisë së Vendit

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali organizoi në Romë Festën Kombëtare me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, përvjetor që përkon edhe me vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Italisë. Në këto 16 vite, Republika e Kosovës ka bërë përparime domethënëse, sikur dëshmon edhe qarkullimi i lirë i qytetarëve në Vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa marrëdhëniet me Italinë janë forcuar dhe konsoliduar gjithnjë e më shumë.

R.SH. / Vatikan

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali kremtoi Festën 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 shkurt 2023, në Pallatin Brancaccio në Romë. Në një atmosferë festive dhe të ngrohtë, morën pjesë përfaqësues të institucioneve italiane, politikanë, parlamentarë, ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik, dashamirës, artistë e miq, përfaqësues të diasporës kosovare në Itali dhe të komunitetit Arbëresh, 

"16 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës përkon edhe me 16 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Italisë", tha, mes tjerash,  Ambasadorja e Kosovës në Romë, SH.S. Znj. Lendita Haxhitasim në fjalën e përshëndetjes drejtuar të pranishmëve të shumënumërt në mbrëmjen festive. 

"Në këto 16 vite, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha të gjithanshme, ndërsa marrëdhëniet me Italinë janë forcuar dhe konsoliduar gjithnjë e më shumë, tha Ambasadorja Haxhitasim e shtoi se "ky 16 vjetor i marrëdhënieve diplomatike, i gjenë të dy vendet të gatshme për të çuar më tej bashkëpunimin ekonomik në nilevet më të lartë me një sërë aktivitetesh e programesh që synojnë intesifikimin e raporteve në fusha të ndryshme". Ambasadorja Haxhitasim kujtoi edhe marrëdhëniet e mira të Republikës së Kosovën me Republikën e Maltës dhe Republikën Serenissima të San Marinos, në prani të Ambasadorëve të këtyre vendeve.

Në vijim Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, SH.S. Znj. Lendita Haxhitasim kujtoi edhe vizitat zyrtare të nivelit të lartë që u zhvilluan gjatë vitit. Vizitën e parë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, pastaj vizita e kryeministrit Albin Kurti, me rastin e Festivalit të Filmit në Venecia, ku u shfaqën tri bashkëprodhime të filmave kosovarë. Më tej, vizita në Romë e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz", e të tjera, që "dëshmojnë dëshirës për të thelluar më tej marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Italisë".

"Njëra nga ngjarjet që karakterizoi fillimin e këtij viti për Kosovës, në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian", tha me entuziazëm Ambasadorja Haxhitasim është edhe "liberalizimi i vizave për qytetarët  e Kosovës në BE", ngjarje kjo që do të afrojë  Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian, "një hap thelbësor për procesin integrues të vendit". " Kosova, nënvizoi Ambasadorja Haxhitasim, kohët e fundit ka bërë disa përparime të pamohueshme që janë njohur ndërkombëtarisht, sipas raportit të Freedom House, Republika e Kosovës renditet e para në Ballkanin Perëndimor, e dyta në Evropë dhe e treta në botë, për progresin e arritur në lidhje me të drejtat politike dhe liritë civile etj.".  

Mbërmja festive me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës vijoi "me tingujt e muzikës së Trios" Adhurim Grezda, Dalvin Mamusha e Endrit Xërxa tilluar "Don't listen to your neighbours” që u ofroi të pranishmëve tinguj të melodive të njohura shqiptare dhe italiane. Ngjarja përkujtimore e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, që u mbajt në Pallatin Brancaccio, në Romë, u mbyll me një koktej.

 

02 mars 2024, 10:38