E Enjtja e Madhe: Jezusi na ofron dashurinë dhe mëshirën
R.SH. / Vatikan
Meditim për të Enjten e Madhe të Pashkëve
Është e Enjtja e Madhe, o Zot Jezus,
e ti më vë përpara
bukën dhe verën
që unë të ha e të pi
e të marr pjesë kështu në jetën tënde të ndërprerë,
ofruar për shpëtimin e botës.
Asgjë më shumë se ajo bukë
nuk mund të flasë për Ty, o Jezus,
për gjithçka ke dhuruar:
fjalët, gjestet,
energjitë e kohën,
dashurinë dhe mëshirën tënde Hyjnore.
Asgjë më shumë se ajo verë
s’më kujton se ke derdhur
gjakun për ne në kryq
si një përrua që rigjallëron
njerëzimin mbarë
dhe tokën shndërron.
Është e Enjtja e Madhe, o Zot Jezus,
E ti më vë përpara
Mjetet e shërbimit:
ibrikun dhe legenin
përparësen dhe peshqirin.
Asgjë më shumë se këto objekte,
të thjeshta e të përvuajtura,
s’më kujtojnë detyrën
që ti i dorëzon çdo dishepulli.
Ti nuk i ofron lavdi,
pushtet, famë, privilegje.
Ti o Jezus u përule aq
sa u bëre shërbëtor i të gjithëve.
Kush të do me të vërtetë
pranon të ndjekë shembullin tënd,
të përulet para vëllezërve
në detyrat më të përvuajtura.