Kërko

Orthodox church in Gaza Orthodox church in Gaza

Gazë e Izrael: jezuitët e komuniteti islam italian, armëpushim në shenjë respekti të Kreshmës, Ramazanit e Pesach

Jezuitët dhe komuniteti islam në Itali kërkojnë "armëpushim të menjëhershëm në Gazë" dhe "lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor 2023 në Izrael". Fetë tona na nxisin të duam unitetin mbi ndarjet, në respektimin e dallimeve, dhe të kemi respekt të përhershëm ndaj dinjitet të jetës së çdo njeriu”.

R.SH. / Vatikan

Të Krishterët dhe Myslimanët së bashku bëjnë thirrje ndërfetare për një armëpushim e lirim të pengjeve dhe për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme në përputhje me Kreshmën, Ramazanin dhe Pashkën. Këtë kërkojnë Shërbimi Jezuitëve për Refugjatët (JRS) dhe Komuniteti Fetar Islam Italian (Coreis).

“Ndërsa të Krishterët mbajnë Kreshmën dhe Myslimanët muajin e Ramazanit – thuhet në apelin e bërë sot –, Shërbimi i Jezuitëve për Refugjatët (JRS) i bashkohet Komunitetit Fetar Islamik Italian (Coreis) në thirrjen për një kthim rrënjësor në mësimet themeltare të feve tona përkatëse, të cilat na nxisin të duam unitetin mbi ndarjet, në respektimin e dallimeve, dhe të kemi respekt të përhershëm ndaj dinjitet të jetës së çdo njeriu”.

Në apel, jezuitët dhe komuniteti islam në Itali kërkojnë "armëpushim të menjëhershëm në Gazë" dhe "lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor 2023 në Izrael". “Gjatë kësaj kohe lutjeje dhe agjërimi, u bëjmë thirrje besimtarëve dhe të gjithë atyre që janë të prirur të bëjnë mirë për të mbështetur njerëzimin e përbashkët që është kaq i dashur për besimet tona dhe në veçanti të shumëfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur deri te ndalja e menjëhershme dhe përfundimtare e dhunës të të gjitha llojeve në Gazë, e cila u mundëson Hebrenjve, të Krishterëve dhe Myslimanëve të përjetojnë plotësisht të mirat e shenjta të Kreshmës dhe Ramazanit dhe festave fetare të Fitër Bajramit, Pashkëve dhe Pesach".

Thirrja për ndalimin e luftimeve dhe rivendosjen e paqes është nënshkruar nga At Michael Schopf SJ, Drejtor i Jrs International; nga Imami Jahja Pallavicini, Zëvendës President i Coreis; At Daniel Corrou SJ, Drejtor Jrs Lindja e Mesme dhe prof. Abd al-Haqq Guiderdoni, Zëvendës President Coreis. Shërbimi i Jezuitëve për Refugjatët (JRS) i bashkohet Komunitetit Fetar Islamik Italian (Coreis) u kërkojnë “të gjithë aktorëve politikë, qeverive dhe entiteteve të tjera, të mbështesin në mënyrë aktive armëpushimin dhe hapjen e hapësirave për ata që janë në gjendje të punojnë e imagjinojnë, sot, një të ardhme jo të dhunshme.

12 mars 2024, 11:58