Kërko

 "Deposizione" di Caravaggio (© Musei Vaticani) "Deposizione" di Caravaggio (© Musei Vaticani)

Pranë Varrit Shenjt, lutja e Palit VI

Jemi këtu, o Zot Jezus:/erdhëm porsi fajtorë/të kthyer në vendin e krimit,/Si ai erdhëm, që të ndoqi,/por dhe të trathtoi:/besnik shumë herë,/po dhe i pabesë shumë herë!/Erdhëm tënjohim/marrëdhënien misterioze/ndërmjet mëkateve tona/edhe mundimeve Tua;/punës sonë - dhe punës sate...

R.SH. / Vatikan

Lutje e shqiptuar nga Papa Pali VI

4 janar 1964 pranë Varrit Shenjt

 

Jemi këtu, o Zot Jezus:

erdhëm porsi fajtorë

të kthyer në vendin e krimit,

Si ai erdhëm, që të ndoqi,

por dhe të trathtoi:

besnik shumë herë,

po dhe i pabesë shumë herë!

 

Erdhëm të njohim

marrëdhënien misterioze

ndërmjet mëkateve tona

edhe mundimeve Tua;

punës sonë - dhe punës sate.

Erdhëm për të rrahur gjoksin

e për të kërkuar faljen

e mëshirën tënde!

 

Erdhëm sepse e dimë

që mundesh,

që do të na falë

sepse me vdekjen tënde

na e shleve mëkatin!

Ndaj je shpengimi

dhe shpresa e jetës sonë.

29 mars 2024, 16:27