I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtorët e javës 10 - 17 mars

E diel më 10 mars, Kisha katolike kremton të dielën e Katërt të Krezhmëve (Laetare - të gëzimit), e gjithnjë më 10 mars kalendari kujton shën Simpliçin, papë dhe shën Gjonin Ogjilviè, meshtar jezuit e martir. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele të 4-të të krezhmëve

R.SH. / Vatikan

E diel më 10 mars, Kisha katolike kremton të dielën e Katërt të Krezhmëve (Laetare - të gëzimit), e gjithnjë më 10 mars kalendari kujton shën Simpliçin, papë dhe shën Gjonin Ogjilviè, meshtar jezuit e martir. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele të 4-të të krezhmëve (Gjn 3, 14-21) nga Gjoni na flet për dialogun e Jezusit me Nikodemin, gjatë të cilit Jezusi e pati krahasuar kryqëzimin me lartimin e gjarprit në shkretëtirë e pati përfunduar: “Po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i Njeriut, që kushdo beson në të, ta ketë jetën e pasosur”(Gjn 3,14). E vetëm pak para mundimeve të Tij, pati thënë: “Kur të jem lartësuar nga toka, do t’i tërheq tek unë të gjithë njerëzit”(12,32).

Të hënën më 11 mars kalendari kujton shën Sofronin, ipeshkëv i Jerusalemit. 

Të martën më 12 mars, kalendari liturgjik e përkujton shën Maksimilianin martir e shën Inoçencin, papë. 

Të mërkurën më 13 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sabinin, martir; shën Kristinen martire e shën Leandrin, ipeshkëv të Seviljes. 

Të enjten më 14 mars, kalendari Kishtar përkujton shën Matilden, mbretëreshë, të Lumin Plaçido Rikardi, murg në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve të Romës. 

Të premten më 15 mars, kalendari përkujton shën Zakarinë papë; shën Luizën de Marijak, bashkëthemeluese e Bijave të dashurisë e të shën Klementin Hofbauer, meshtar redentorist. 

Të shtunen më 16 mars, kalendari përkujton shën Hilari e shën Taciani, martirë të Akuilesë. 

Të dielën e ardhshme më 17 mars, Kisha katolike do të kremtojë dielën e 5-të të Krezhmëve, e gjithnjë më 17 mars, kalendari kujton shën Patrikun, ipeshkëv, apostull i Irlandës dhe shën Gjonin Sarkandër. 

10 mars 2024, 09:00