I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtorët e javës 3 – 10 mars

E diel, 3 mars, Kisha kremton të Dielën e Tretë të Krezhmëve, ciklit të dytë 'B'. E gjithnjë më 3 mars kalendari kujton edhe shën Kunegonden, bashkëshorte të Enrikut II perandor. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së Diele të III të Krezhmëve nga Gjoni, e shikojmë Jezusin duke i dëbuar sarafët nga tempulli. E duke i qortuar rreptësisht: “Mos e bëni treg shtëpinë e Atit tim!”. Këto fjalë na ndihmojnë të largohemi nga rreziku që shpirti ynë, trupi ynë, banesë e Zotit, të bëhet pazar.

R.SH. / Vatikan

E diel, 3 mars, Kisha katolike e ritit romak kremton të Dielën e Tretë të Krezhmëve, ciklit të dytë 'B'. E gjithnjë më 3 mars kalendari kujton edhe shën Kunegonden, bashkëshorte të Enrikut II perandor. 

Në pjesën e Ungjillit të kësaj së Diele të III të Krezhmëve nga Gjoni (Gjn 2,13-25), e shikojmë Jezusin duke i dëbuar sarafët nga tempulli. E duke i qortuar rreptësisht: “Mos e bëni  treg shtëpinë e Atit tim!”. Këto fjalë na ndihmojnë të largohemi nga rreziku që shpirti ynë, trupi ynë, banesë e Zotit,  të bëhet pazar. E aty të merremi vetëm me llogaritë tona, me fitimet tona, me paratë tona, në vend që të duam me dashuri bujare e solidare. Ky mësim i Jezusit është gjithnjë aktual, e jo vetëm për bashkësinë kishtare, por edhe për çdo njeri, për bashkësinë civile e për mbarë shoqërinë.

Të hënën më 4 mars, kalendari kishtar kujton shën Kazimirin. 

Të martën më 5 mars, kalendari kishtar kujton shën Lucjanin I Papë, sShën Adrianin martir e shën Gjonin e kryqit, meshtar françeskan.

Të mërkurën më 6 mars, kalendari kishtar kujton shën Rozën nga Viterbo, virgjër françeskane dhe shën Koletën Boilè, themeluese e klariseve të varfra. 

Të enjten më 7 mars, kalendari kishtar kujton shenjtoret Perpetua e Feliçita. 

Të premten më 8 mars, kalendari kujton shën Gjonin e Zotit, themelues i Kongregatës Fatebenefratelli, pajtor i të sëmurëve e i punonjësve të spitaleve. 

Të shtunën më 9 mars, kalendari kishtar kujton shën Françesken romake, themeluese e Oblateve të Tor’ de Speki, dyzet Martirët e Sebastes dhe shën Katerinën e Bolonjës.

Të dielën e ardhshme më 10 mars, Kisha do të kremtojë të dielën e Katërt të Krezhmëve, ciklit të dytë 'B, e gjithnjë më 10 mars kalendari kishtar kujton shën Simpliçin, papë dhe shën Gjonin Ogjilviè, meshtar jezuit e martir.

03 mars 2024, 09:13