Super Tuesday, në SHBA rinis sfida presidenciale Biden-Trump
R.SH. / Vatikan
Sukses për Donald Trump dhe Joe Biden në rezultatet e para të “së Martës së Madhe”. Udhëheqësi republikan fitoi Virxhinian, Karolinën e Veriut, Alabamen, Mainen, Oklahomën, Tenesin dhe Arkansasin. I njëjti rezultat edhe për presidentin amerikan, që fitoi edhe në Vermont e në Massachusetts. Biden dhe Trump dominuan në zgjedhjet paraprake të djeshme, me fitore të rëndësishme edhe në Kaliforni dhe Teksas. Trump kualifikohet sërish. Sot votojnë 14 shtete.
Republikanët
Trump e forcoi pozicionin e tij si kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. "Ne do ta rimarrim në dorë vendin"- tha Trump në diskutimin e tij në Mar-a-Lago pasi deri tani kishte fituar 12 nga 15 shtetet e mundshme. "Partia Republikane do të ribashkohet së shpejti, është parti e jashtëzakonshme". Trump humbi në Vermont i mundur nga Nikki Haley, kandidatja që çuditërisht tejkaloi 50% të votave. Kandidatja republikane thotë se nuk ka marrë ende ndonjë vendim përfundimtar nëse do të mbështesë apo jo ish-presidentin Trump apo të formojë lëvizjen e saj politike.
Demokratët
Në frontin demokratik, Biden, presidenti aktual, nuk ka rivalë të vërtetë për partinë e tij. Ai fitoi në zgjedhjet paraprake demokrate, përveçse në territorin e Paqësorit Jugor të Somoas Amerikane, ku mbifitoi sipërmarrësi pak i njohur Palmer. “Këto rezultate i krijojnë popullit amerikan mundësinë për një zgjedhje të qartë - kujtoi presidenti aktual: “Ne do të vazhdojmë të ecim përpara dhe nuk do të lejojmë që Donald Trump të na tërheqë përsëri përmbrapa, në përçarjen dhe errësirën që karakterizoi mandatin e tij”.