Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MBRËMËSORET NË LATINISHT
Programe Podcast
Shën Madalena e Kanosës, 1835 Shën Madalena e Kanosës, 1835

Më 10 prill kalendari kujton Shën Madalenën e Kanosës

Rreth saj u grumbulluan nëntë shoqe e kështu lindën “Bijat e dashurisë”, që më pas u njohën me emrin e themelueses si motrat kanosiane.

R.SH. - Vatikan

Madalena lindi në Veronë të Italisë në pallatin e famshëm të familjes së saj, më 1 mars të vitit 1774. Pati një fëmijëri të trishtueshme, plot me ngjarje të dhimbshme. I ati i vdiq shumë shpejt, ndërsa e ëma u martua përsëri, duke i braktisur fëmijët.

Madalena, akoma e parritur, u sëmur rëndë e u shërua me shumë vështirësi. Por sëmundja e saj qe providenciale, sepse pikërisht ndërsa lëngonte në shtrat, ndjeu thirrjen për t’ia kushtuar Zotit gjithë ç’i kish mbetur nga jeta.

Më 1796, pasi në Veronë hynë trupat e Napoleon Bonapartit, Madalena nisi të mblidhte rreth vetes disa nga vajzat e braktisura, të cilat i strehoi së pari në një shtëpi të përkohshme, pastaj në shtëpinë e zonës së Shën Zenit, një nga më të varfrat e qytetit.

Rreth saj u grumbulluan nëntë shoqe e kështu lindën “Bijat e dashurisë”, që më pas u njohën me emrin e themelueses si motrat kanosiane. Madalena vdiq në moshën 61 vjeçare më 10 prill 1835, të Premten e Mundimeve të Krishtit. U shpall e Lume nga Papa Piu XII në vitin 1941, shenjte - nga Gjon Pali II më 2 tetor 1988.

10 prill 2024, 09:52
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031