Më 15 prill kalendari kujton shën Anastasinë, martire
R.SH. - Vatikan
Më 15 prill kalendari kishtar përkujton Shën Anastasinë, martire e shekullit të parë.
Shën Anastasia së bashku me Basilisën bëhen nxënëse e apostujve Pjetër e Pal. Me to është edhe matrona romake, Luçina. Të tria patën rol të njëjtë me “gratë e përshpirtshme” që ndoqën Jezusin në Udhën e dhimbshme të Kryqit, deri mbi Kalvar, për ta varrosur pastaj korpin e Shëlbuesit.
Anastasia, Valisilika e Luçina i qëndruan pranë deri në frymën e fundit princit të Apostujve, shën Pjetrit si dhe apostullit të popujve, shën Palit, duke i varrosur edhe trupat e tyre të martirizuar për shkak të fesë në Krishtin.
Shën Anastasia, së bashku me dy shoqet e veta, e varrosi trupin e shën Pjetrit Apostull, jo larg cirkut të Neronit në Romë, tek këmbët e kodrës romake Gianicolo, ku sot lartohet bazilika që mban emrin e Tij. Ndërsa shën Pali u varros në një nga pronat e Luçinës, buzë Tiberit, gjatë rrugës romake, Ostiense.