Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto grazioso
Programe Podcast
San Simeone Bar Sabba’ San Simeone Bar Sabba’

Më 17 prill kalendari kujton Shën Simeonin Bar Sabbà, martir

Shën Simeoni, ipeshkëv i Seleuçisë në Persi, kur mbreti persian Sapori II, që persekutoi të krishterët, më 340 i detyroi të paguanin dyfishin e taksave, duke parë varfërinë e thellë të njerëzve, nuk pranoi t’i mblidhte taksat. U burgos, u persekutua, së bashku me njëqind shokë ipeshkvij, meshtarë e rregullëtarë. Iu pre koka, pasi i therën para tij të gjithë shokët e fesë e të mjerimit, të cilët ai i kishte përforcuar në fe aq, sa ta pësonin me guxim të pashoq martirizimin për Krishtin

R.SH. - Vatikan

 Shën Simeonin, i njohur ndryshe me emrin Bar Sabbà, që do të thotë ‘biri i dërstilarit”, u emërua ‘catholikos’ – ‘ipeshkëv’ i Seleuçisë në Persi, menjëherë pas ipeshkvit të mëparshëm, që u shkarkua nga detyra në vitin 324. Në vitin 340 mbreti persian Sapori II, që rifilloi persekutimin e egër kundër të krishterëve, nuk ngurroi t’i detyronte që të paguanin dyfishin e taksave e të mbyllte të gjitha ndërtesat e kultit. Duke parë varfërinë e thellë të njerëzve, Simeoni nuk pranoi t’i mblidhte taksat. I vunë menjëherë prangat.

E hoqën, pastaj, zvarrë para mbretit dhe deshën ta detyrojnë të përulej para e tij e më pas të adhuronte zotin diell. Natyrisht nuk pranoi. E ky mospranim u përdor si pretekst për ta mbajtur në burg, së bashku me njëqind të krishterë të tjerë. Në birucën e burgut, i ngarkuar me zinxhirë, ipeshkvi shenjt arriti të kthente në fenë e krishterë Ustazaden, eunuk i sallës mbretërore dhe edukator i mbretit, i cili më pas do të martirizohej së bashku me atë që e ringjalli për një jetë të re në gurrën e Pagëzimit. 

Simeoni kaloi shumë kohë në burg, së bashku me njëqind shokët e tij, ipeshkvij, meshtarë e anëtarë të urdhrave të ndryshme rregulltare. Iu pre koka, pasi i therën para syve të tij, një nga një të gjithë shokët e fesë e të mjerimit, të cilët ai i kishte përforcuar në fe aq, sa ta pësonin me guxim të pashoq martirizimin për Krishtin.

Në Martiriologun e mëparshëm Romak përmendeshin me emër disa nga shokët e martirizimit të Simeonit, e pikërisht meshtarët Abdaikla e Hanania si dhe zyrtari mbretëror Pusaik. Simeoni kujtohet si kryetar i këtij grupi martirësh në Shkurtoren siriane të vitit 412 si dhe në Martiriologun Romak, që e shënon përkujtimin e martirëve të Persisë më 17 prill. Po në këtë datë kalendari katolik përkujton edhe Ustazaden, që pësoi martirizimin së bashku me shumë të krishterë të tjerë nga të katër anët e Persisë, gjithnjë me urdhër të mbretit Sapori II.

17 prill 2024, 10:01
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031