Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Frolicsome Finale - Prestissimo con fuoco
Programe Podcast

Më 5 prill kalendari kujton shën Vinçencin Ferrer, meshtar domenikan

Shën Vinçenci Ferrer, meshtar, 17 vjeçar hyri në kuvendin e Etërve Dominikanë. Për arsye të përgatitjes së tij të jashtëzakonshme doktrinore dhe të aftësisë së rrallë për t’ua përçuar të vërtetat e fesë si njerëzve të ditur, po ashtu edhe popullit të thjeshtë, urdhri i tij rregulltar e ngarkoi me detyrën e “predikatarit të përgjithshëm

R.SH. - Vatikan

Vinçenci lindi në Valencia të Spanjës. Në moshën 17 vjeçare hyri në kuvendin e Etërve Dominikanë në qytetin e lindjes. Në vitin 1389, për arsye të përgatitjes së tij të jashtëzakonshme doktrinore dhe të aftësisë së rrallë për t’ua përçuar të vërtetat e fesë si njerëzve të ditur, po ashtu edhe popullit të thjeshtë, urdhri i tij rregulltar e ngarkoi me detyrën e “predikatarit të përgjithshëm”.

Kur në Koncilin Kishtar të Kostancës u zgjodh Papë Marini V, tek Vinçenci u dërguan lajmëtarët e Koncilit për t’ia njoftuar emërimin, siç bëhej me mbretëritë, dhe për ta falënderuar për gjithçka që kishte bërë lidhur me ribashkimin e Kishës. Vinçenci vijoi qetësisht misionin ungjillëzues, duke arritur deri në Normandi. I mbylli ditët e jetës së tij tokësore në Vanes, më 5 prill të vitit 1519.

“Pini ujin e Shën Vinçencit”! – thuhet edhe sot e kësaj dite në Spanjë, kur është fjala për të heshtur! Kjo shprehje na kujton këshillin që i dha rregulltari domenikan një gruaje, e cila e pati pyetur shën Cinçencin se ç’duhet të bënte për të shkuar mirë me bashkëshortin. “Merre këtë shishe të vogël uji – e këshilloi shën Vinçenci – e kur yt shoq të kthehet nga puna, pije një pikë uji e mundohu ta mbash në gojë sa më shumë që të jetë e mundur”. Ishte e vetmja mënyrë për t’ia mbyllur gruas gojën, nga e cila i vinte e dilte gjithë e keqja! Kështu, duke mos mundur të përgjigjeje, në shtëpinë e saj u rivendos paqja e pajtimi.

05 prill 2024, 12:38
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031