Kërko

Shën Fedeli nga Sigmaringen Shën Fedeli nga Sigmaringen

Më 24 prill kalendari kujton Shën Fedelin nga Sigmaringen, martir

Për vite të tëra në Itali, Spanjë e Francë, Shën Fedeli punoi duke i edukuar të rinjtë, sa që u ripagëzua me emrin “filozofi kristian”. Propaganda Fide e ngarkoi të shkonte në Recia, në sa ishte në kulm kriza protestante, ku armiqtë, që nisen ta sulmonin shenjtin. Papritmas i rrethuar nga ushtarët, i kërkuan të mohonte çka kishte predikuar, po ai nuk pranoi. Atëherë e bënë copë-copë me shpata

R.SH. - Vatikan

Më 24 prill kalendari përkujton shën Fedelin e Sigmaringen, meshtar kapuçin e martir dhe shën Marinë Heselblad, themeluese e murgeshave brigjidine.

Mark Reisd, kapuçini i ardhshëm vëlla Fedeli, lindur në Sigmaringen të Gjermanisë më 1578, qe diplomuar në filozofi e në drejtësi pranë Universitetit të Friburgut në Zvicër dhe kishte nisur karrierën në Kolmar të Alsasës, duke merituar epitetin ‘avokati i të varfërve’. Me që i pëlqente më shumë filozofia sesa drejtësia, pranoi me kënaqësi ftesën e kontit të Stotcingenit, i cili i besoi përgatitjen kulturore të një grupi të rinjsh fisnikë.

Për gjashtë vjet me radhë i priu këtij grupi në Itali, Spanjë e Francë, duke i edukuar të rinjtë me frymën e krishterë deri në atë masë, sa u ripagëzua me emrin “filozofi kristian”. Pastaj, në moshën 34 vjeçare, braktisi gjithçka e u kthye në Friburg, ku hyri në kuvendin e kapuçinëve. U caktua shpejt guardian i Veltkirshen.

Duke i njohur aftësitë dhe përshpirtërinë e tij, Propaganda Fide e ngarkoi të shkonte në Recia, në sa ishte në kulm kriza protestante. Kthimet në fenë katolike qenë të panumërta, ashtu si të panumërt edhe armiqtë, që nisen ta sulmonin shenjtin nga të gjitha anët.

Në vitin 1622, në Sevis, gjatë një predikimi të zjarrtë, në Kishë u dëgjua një e shtënë. Atë Fedeli nuk u tremb, as nuk e ndërpreu predikimin. E si kishte kryer kremtimin, u nis për në kuvend. U ndodh papritmas i rrethuar nga 20 ushtarë. I kërkuan ta mohonte çka kishte predikuar pak më parë. Natyrisht nuk pranoi. Atëherë e copëtuan me shpata. Ishte data 24 prill e vitit 1622 kur vdiq si martir, e viti 1746, kur Benedikti XIV e lartoi në nderimet e altarit.

24 prill 2024, 13:06