Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro molto
Programe Podcast
I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtorët e javës 14 - 21 prill

E diel 14 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e Tretë të Pashkëve. Gjithnjë mё 14 prill, kalendari kujton edhe shën Tibrucin, Valerianin e Maksimin, martirë. Ungjilli kësaj së diele nga Luka (24,35-48), na paraqet manifestime tjera të Jezusit të Ngjallur para dishepujve. Është gjithmonë Jezusi ai që merr nismën për t’i befasuar Njëmbëdhjetë Apostujt, ndërsa ata po përgatiteshin për të kumtuar se i Ngjalluri i është dukur Simonit (krh Lk 24,34) dhe dy nxënësve shtegtarë në udhën e Emausit

R.SH. / Vatikan

E diel 14 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e Tretë të Pashkëve, ciklit të dytë sipas kalendarit kishtar. Gjithnjë mё 14 prill, kalendari përkujton edhe shën Tibrucin, Valerianin e Maksimin, martirë. Ungjilli kësaj së diele nga Luka (24,35-48), na paraqet manifestime tjera të Jezusit të Ngjallur para dishepujve. Është gjithmonë Jezusi ai që merr nismën për t’i befasuar Njëmbëdhjetë Apostujt, ndërsa ata po përgatiteshin për të kumtuar se i Ngjalluri i është dukur Simonit (krh Lk 24,34) dhe dy nxënësve shtegtarë në udhën e Emausit.

Të hënën më 15 prill,  kalendari përkujton shën Abondin, Damianin De Vuester e Maronin. 

 Të martën më 16 prill, kalendari përkujton shën Marinë Berndardetë Soubiroues, virgjër, shën Benediktin Jozef Labre. 

Të mërkurën më 17 prill, kalendari përkujton shën  Simeonin Bar Sabbà, ipeshkëv e martir  dhe shën Robertin, abat të Citeaux.. 

Të enjten më 18 prill, kalendari kishtar përkujton shën Galdinin, kryeipeshkëv i Milanos e kardinal, shën Eleuterin, ipeshkëv i Ilirikut dhe Ancien, nënën e tij.

 Të premten më 19 prill, kalendari kishtar përkujton shën Leonin IX, papë. 

 Të shtunën 20 prill, kalendari përkujton shën Aniçetin, papë e shën Anjezen nga Montepulçiano, virgjër dominikane. 

Të dielën e ardhshme më 21 prill, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e Katërt të Pashkëve, po më 21 prill kalendari kishtar përkujton shën Anselmin, kryeipeshkëv i Kënterbërit e doktor i Kishës e shën Apollonin, filozof e martir romak

14 prill 2024, 10:18
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031