Shenjtorët e javës 28 prill – 5 maj
R.SH. - Vatikan
E diel 28 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e pestë të kohës së Pashkëve. Gjithnjë më 28 prill, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin Shanel, meshtar e martir i Oqeanisë dhe shën Luigjin Grinjon de Montfort, meshtar, themelues i Shoqërisë së Marisë. Leximet biblike të kësaj së diele vënë në pak temën e besimit në Krishtin e Gjallë. Në fragmentin e Ungjillit sipas Gjonit, kemi rrëfimin mbi hardhinë e shermendet, që na tregon si duhet të jetë qëndrimi ynë për të bërë pjesë në bashkësinë e krishterë.
Të hënën më 29 prill, kalendari përkujton shën Katerinën e Sienës, virgjër, doktoreshë e Kishës, Pajtore e Italisë dhe bashkëpajtore e Evropës.
Të martën 30 prill, kalendari kishtar përkujton shën Piun V, papë dhe Shën Kuirinin martir.
Të mërkurën më 1 maj, Kisha do të përkujtojë shën Jozefin punëtor, shën Jereminë, profet e shën Rikardin Pampuri. Festa e 1 majit, kushtuar punëtorëve, na fton t’i lutemi Zotit ta bekojë veprën e duarve tona.
Të enjten më 2 maj, kalendari kishtar përkujton shën Atanasin, ipeshkëv i Aleksandrisë e doktor i Kishës.
Të premten më 3 maj, kalendari kishtar përkujton festën e shën Filipit e shën Jakut të vogël, Apostuj si dhe të shenjtorëve Eveci, Aleksandri e Teoduli, martirë.
Të shtunën më 4 maj, kalendari kishtar do të përkujtohen shën Floriani dhe shën Antonina martire.
Të dielën e ardhshme më 5 maj, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën VI të Pashkëve, gjithnjë më 5 maj do të përkujtohen Shën Angjelini dhe i Lumi Nunci Sulpricio i Napolit.