Shenjtorët e javës 7-13 prill
R.SH. / Vatikan
E diel 7 prill, Kisha katolike romake kremton të Dielën e Dytë të Pashkëve, ciklit të dytë 'B' sipas kalendarit liturgjik, ditë në të cilën kremtohet festa e Mёshirёs Hyjnore.
Gjithnjë më 7 prill ,kalendari kishtar kujton Shën Gjon Pagëzuesin de La Salë, themelues i kongregatës së Vëllezërve të Shkollave të Krishtera.
Të hënën më 8 prill, kalendari kishtar kujton shën Dionisin, ipeshkëv i Korintit, shën Agabin, shën Amanazin e të Lumin Klementin nga Osimo.
Të martën më 9 prill, kalendari kishtar kujton shën Dhimitrin, shën Liborin, ipeshkëv i Le Mans, shën Maksimin, ipeshkëv i Aleksandrisë.
Të mërkurën më 10 prill, kalendari kujton shën Magdalenën e Kanosës, themeluese e "Bijve dhe Bijave Bijat e dashurisë” dhe shën Palladion.
Të enjten më 11 prill, kalendari kishtar kujton shën Stanislaun, ipeshkëv e martir i Krakovit dhe shën Gjemën Galgani.
Të premten më 12 prill, kalendari kishtar kujton shën Julin I, papë, shën Zeno-n ipeshkëv i Veronës , shën Jozef Moskatin, mjek nga Napoli e shën Sabën, got.
Të shtunën më 13 prill, kalendari kishtar kujton shën Martinin I, papë e martir, shën Ermenegjildën, martir dhe shën Idën.
Të dielën më 14 prill, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e Tretë të Pashkëve, ciklit të dytë sipas kalendarit liturgjik. Gjithnjë më 14 prill, kalendari kujton shën Tibrucin, Valerianin e Maksimin, martirë.