Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Marche des "Davidsbundler" contre les Philistins
Programe Podcast
Sant'Agostino di Canterbury Sant'Agostino di Canterbury

Më 27 maj kalendari kishtar kujton Shën Agostinin e Kanterbërit

Shën Agostini, kryeipeshkëv i Kanterbërit, apostull e primat të Anglisë, bëri përpjekje për ta bashkuar Kishën bretone me atë sanksone pa ia arritur qëllimit për arsye të pezmatimit e inatit të madh të bretonëve kundër pushtuesve saksonë. Merita e Agostinit qe ajo e kthimit të gati tërë mbretërisë së Kentit në fenë e krishterë.

R.SH. / Vatikan

Me 27 maj kalendari kishtar përkujton Shën Agostinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit, apostull e mjeshtër për Anglinë në udhën e fesë së vërtetë. Ne kemi nevojë për mjeshtër e udhërrëfyes që na çojnë vazhdimisht në fenë e vërtetë, të cilët na kujtojnë rrugën e treguar nga Ungjilli. Dëshmitarë që veprojnë si barinj në udhën drejt një jete të plotë siç ishte Shën Agustini i Kanterbërit.

Abat Benediktin në manastirin e Shën Andreut në Celio, në Romë, së bashku me murgjër tjerë, Agostini në vitin 597 qe dërguar nga Papa Shën Gregori i Madh për të ungjillëzuar Anglinë, që kishte ra në idhujtari me pushtimit e Saksonëve në shekujt e pestë e gjashtë. Këtu qe pritur nga mbreti i Kent-ti Etelberti, që kishte martuar princeshën e krishterë Berta, bijë e mbretit të Parisit. Etelberti u kthye në fenë e krishterë, ndihmoi Agostinin duke i mundësuar të predikonte në liri të plotë Ungjillin dhe fenë e krishterë. Në Krishtlindjen e parë pas arritjes së tij në Angli, ma se dhjetëmijë Saksonë morën pagëzimin në fenë e krishterë.

Papa dërgoi misionarë tjerë dhe emëroi Agostinin kryeipeshkëv e primat të Anglisë, i cili bëri përpjekje për ta bashkuar Kishën bretone me atë sanksone, pa ia arritur qëllimit për arsye të pezmatimit e inatit të madh të bretonëve kundër pushtuesve saksonë. Merita e Agostinit qe ajo e kthimit të gati tërë mbretërisë së Kentit në fenë e krishterë.

Shën Agostini i Kanterbërit është organizues i vërtetë i Kishës së Anglisë e me të drejtë konsiderohet themeluesi i Hierarkisë kishtare angleze. Me pëlqim dhe inkurajim të Papës ai themeloi dy seli ipeshkëvnore metropolitane: atë të Kanterbërit dhe atë të Jorkut, me dymbëdhjetë dioqeze sufragrane.

27 maj 2024, 10:15
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031