Presidenti iranian Raisi gjatë fluturimit në avion   Presidenti iranian Raisi gjatë fluturimit në avion  

Irani konfirmoi vdekjen e presidentit Raisi pas rrëzimit të helikopterit të tij

Aksident i avionit, që u rrëzua në Azerbajxhan, prej nga po kthehej presidenti. Së bashku me kreun e shtetit iranian humbën jetën edhe 8 vetë të tjerë. Televizioni shtetëror njoftoi mungesën e të mbijetuarve, pas mediave iraniane. Gjithçka ndodhi, mbetet për t'u sqaruar

R. SH. - Vatikan

Pamjet e vendit të katastrofës, të marra nga lart, nuk lenë asnjë dyshim: nga avioni me të cilin po udhëtonte presidenti iranian, Ebrahim Raisi, së bashku me 8 persona të tjerë, duke përfshirë ministrin e Jashtëm, Amir-Abdollahian, ka mbetur vetëm bishti, ndërsa kabina është karbonizuar. Lajmi për katastrofën dhe pakësimin e shpresës për gjetjen e të mbijetuarve u përhap në mediat kryesore iraniane orët e fundit, pasuar nga njoftimi zyrtar si nga TV shtetëror, ashtu edhe nga zëvendëspresidenti Mansouri në një postim në Twitter. Udhëheqësi suprem i Iranit, Khamenei, bëri thirrje për lutje në të gjithë vendin. Pesë ditë zie kombëtare shpallur nga Irani! Varrimi nesër, në Tabriz. Të paqarta, shkaqet e katastrofës! Kërcënimet e Iranit kundër Izraelit shqetësojnë botën

Mbetet ende për t'u sqaruar shkaku i përplasjes ndër malet në veriperëndim të Azerbajxhanit, ndonëse dyshohet se shkaqet e aksidentit ishin kushtet e këqija të motit, që kanë goditur zonën dhe i kanë vështirësuar shumë Operacionet e shpëtimit menjëherë pas katastrofës. Mbi 70 skuadra në punë, me solidaritetin dhe ndihmën e të gjitha vendeve të rajonit. Zona e katastrofës u identifikua nga një dron i dërguar nga Turqia, i cili zbuloi burime nxehtësie, duke lejuar kështu ekipet e shpëtimit të lokalizojnë helikopterin, nga i cili, megjithatë, nuk dolën shenja jete.

E ardhmja politike e vendit

Qeveria iraniane, nga ana e saj, ka siguruar aleatët se do të vazhdojë të veprojë politikisht "pa ndërprerje" pas vdekjes së Presidentit Raisi dhe se "nuk do të ketë probleme" në administrimin e vendit. E gjithë kjo është konfirmuar nga burime ekzekutive në një shënim, në fund të takimit të parë pas njoftimit për vdekjen e kreut të shtetit, Raisi. Sipas kushtetutës iraniane, në rast të vdekjes ose paaftësisë së presidentit, zëvendëspresidenti i parë merr përsipër detyrat e presidentit deri në organizimin e zgjedhjeve brenda një periudhe maksimale prej 50 ditësh. Nënkryetari aktual i Iranit, Mohammad Mokhber, është i pari në radhë për të marrë pushtetin.

Nesër, funerali

Në Iran janë shpallur pesë ditë zie për vdekjen e presidentit Raisi. Vendi vajton liderin e tij. Varrimi i Raisit do të bëhet nesër në qytetin e Tabrizit. Tani, Mohammad Mokhber, ish-zëvendëspresident, do të marrë detyrën e lartë në mënyrë të përkohshme, ashtu si edhe Ali Bagheri Kani, ministri i ri i përkohshëm i Jashtëm, pas vdekjes së paraardhësit të tij që po udhëtonte me Raisin.

Ndërkohë, Hezbollah-ët, lëvizje shiite libaneze pro-iraniane, i bënë homazhe Raisit, duke e quajtur atë mbrojtës të lëvizjeve të rezistencës. Ndër reagimet nga e gjithë bota, kujtojmë atë të presidentit rus Putin, i cili e quan të shuarin 'miku i vërtetë i Rusisë', ndërsa numri një kinez, Xi Jinping, flet për një humbje të madhe për Iranin. Ngushëllime nga Presidenti i Këshillit Evropian Michel dhe komente të llojeve të ndryshme vijojnë të vijnë nga liderë të tjerë evropianë.

20 maj 2024, 16:08