Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
Santi Filippo e Giacomo il Minore, BAV Vat. lat. 14701, f. 312v Santi Filippo e Giacomo il Minore, BAV Vat. lat. 14701, f. 312v

Me 3 maj kalendari kujton shën Filipin e Jakun Apostuj

Filipi e Jaku ‘vogël’ Apostuj, miq e shokë të predikimit tokësor të Jezu Krishtit, pastaj predikatarë të Ungjillit e martirë, e akoma gjithnjë të bashkuar në përkujtimin e përbashkët të Kishës, na mësojnë se miqësia intime me Jezusin bëhet dashuri konkrete për të tjerët

R.SH. - Vatikan

Mё 3 maj kalendari kishtar përkujton Shën Filipin dhe Jakun e ‘vogël’, Apostuj. Filipi e Jaku ‘vogël’ Apostuj, miq e shokë të predikimit tokësor të Jezu Krishtit, pastaj predikatarë të Ungjillit e martirë, e akoma gjithnjë të bashkuar në përkujtimin e përbashkët të Kishës, na mësojnë se miqësia intime me Jezusin bëhët dashuri konkrete për të tjerët.

Filipi Apostull

Filipi apostull, nxënës i Gjon Pagëzuesit, ishte njëri ndër nxënësit e parë që ndjekin Jezusin Zot ( Gjn 1,43). Me prejardhje nga Betsaida, sikur edhe nxënësit tjerë që asokohe ju bashkuan Jezusit, Filipi duhet të ketë qenë anëtar i një bashkësie helene, sikur lë të kuptoj emri i tij grek e sikur mund të nxjerrim përfundimin nga marrëdhëniet që ai pati me paganët (Gjn 12,20-30).

Ungjilltarët Mateu, Marku e Luka kur flasin për Filipin, shënojnë emrin dhe vendlindjen: Betsaida. Te Gjoni gjejmë më shumë të dhëna mbi personalitetin e Filipit, për të cilin shënohet se ishte mik i Natanaelit ( Bartolomeut).

Në rrëfimin e shumëzimit të mrekullueshëm të bukëve, është pikërisht Filipi ia, të cilit Jezusi i bën pyetjen: “Ku do të blejmë bukë, që këta njerëz të mund të hanë?” Filipi nuk e kupton domethënien e pyetjes së Mësuesit e, pasi i hedh një sy turmës së mbledhur, përgjigjet: “Dyqind dinarë s’mjaftojnë për t’i dhënë asnjë thërrime secilit prej tyre!”.

Ngathtësia në të menduar e Filipit bie posaçërisht në sy në njoftimin e fundit ungjillor që kemi për të: në darkën e mbrame Jezusi u flet apostujve të vet për fshehtësinë e misterit e Trinisë Shenjte. Filipi i varfër ia prek shkurt: “Zotëri, tregona Atin e na mjafton!” 

Nuk dimë se si vijoi jeta e Filipit, ashtu siç nuk kemi asnjë të dhënë mbi vdekjen e tij. Sipas traditës, thuhet se vdiq i kryqëzuar në Gerapoli, në kohën e perandorit Domician, ose në kohën e Trajanit, në moshën 87 vjeç. Reliket e tij, së bashku me ato të shën Jakut të “vogël”, u bartën në Romë e u vendosen në Kishën e Apostujve. Ndoshta për këtë arsye Kisha i përkujton të dy apostujt në të njëjtën ditë.

Jaku Apostull

Jaku, i quajtur i ‘vogël’, është njëri prej Dymbëdhjetë Apostujve, bir i Alfeut (Mt 10,3; Mk 3,18; Lk 6,15) e nga tradita identifikohet si “vëllai i Zotërisë” Jezus ) Mk 6,3; Mt 13,55), është autori i “Letrës së Jakut”. Dëshmitar i Krishtit të Ngjallë ( 1 Kor 15,7) Jaku pati një vend të privilegjuar në bashkësinë e krishterë të Jerusalemit: atë e njoftoi Pjetri për lirimin e vet nga burgu që ndodhi në mënyrë të mrekullueshme nga dora e Zotit ) Vp 12,17); me Jakun vihet në kontakt Pali i kthyer në fe në e Krishtit (Gal 1,18); Jaku ka një rolë të rëndësishëm në Koncilin Kishtar të Jerusalemit ( Vp 15,13-29). 

Jaku hyn në skenën e historisë së Kishës si ipeshkëv i Jerusalemit, pas martirizimit të Jakut të madh apostull, në vitin 42 dhe pas largimit të shën Pjetrit apostull nga Jerusalemi. Figura e tij bëhet e njohur përmes letrës që u pati drejtuar të gjitha bashkësive të krishtera. Në këtë letër autorit paraqitet: “Jaku apo Jakobi, shërbëtori i Hyjit dhe i Jezu Krishtit” (Jk1,1. Pali e mban një ndër shtyllat e Kishës. 

Në letrën e tij, Jaku pohon se dijes së njerëzve i vihet përballë dija hyjnore. Në letrën e tij ka qortime që tingëllojnë aktuale edhe për sot, 2000 vjet pasi u shkrua: “O ju, të pasur - shkruan Jaku apostull - qani me lot për mjerimin që do t’ju bjerë mbi kokë...Ja, haku, të cilin ju ua keni ngrënë punëtorëve, që kanë mbjellë arat tuaja, ngre zërin e kërkon gjyq para fronit të Hyjit...” dhe pohimi i njohur i tij mbi fenë dhe veprat:  “Ç’ dobi, o vëllezërit e mi, nëse ndokush thotë se ka fe, në qoftë se nuk i ka veprat? A thua mund ta shpëtojë vetëm feja? ....Kështu edhe feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete....feja pa vepra është e pafrytshme...sikurse trupi ka shpirt është i vdekur, kështu edhe feja pa vepra është e vdekur". (Jak 2,14-26).

Sipas të dhënave që vijnë nga historiani hebre, Jozef Flavio, shën Jaku vdiq martir, i mbytur me gurë ndërmjet viteve 61-62 pas Krishtit nga kryeprifti Anani II, që përfitoi nga vdekja e prokurorit Festo, për ta zhdukur ipeshkvin e Jerusalemit.

 

03 maj 2024, 10:05
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031