Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Rondeau (Allegro)
Programe Podcast
Vetrate delle Chiese gotiche Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 5 – 12 maj

E diel më 5 maj, Kisha kremton të dielën e 6-të e Pashkëve, gjithnjë mё 5 maj, kalendari kujton shёn Maksimin, ipeshkëv i Jeruzalemit e shën Angjelinin. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së Diele të Pashkëve nga shën Gjoni, Jezusi na tregon udhën që duhet ndjekur, udhën e dashurisë. E kjo na kujton se Ai na do, edhe pse nuk e meritojmë dashurinë e Tij. Udha që na tregon Jezusi është udhë konkrete dhe se dashuria e Hyjit vihet në jetë në dashurinë për të afërmin

R.SH. - Vatikan

E diel më 5 maj, Kisha katolike romake kremton të dielën e 6-të e Pashkëve, ciklit të dytë, sipas kalendarit kishtar, gjithnjë mё 5 maj, kalendari pёrkujton shёn Maksimin, ipeshkëv i Jeruzalemit, shën Angjelinin dhe të Lumin Nuncio Sulpricionga Napoli.

Në pjesën e Ungjillit të kësaj së Diele të Pashkëve nga shën Gjoni, Jezusi na tregon udhën që duhet ndjekur, udhën e dashurisë. E kjo na kujton se Ai na do, edhe pse nuk e meritojmë dashurinë e Tij. Udha që na tregon Jezusi është udhë konkrete, udhë, që na nxit të dalim nga vetvetja, për të shkuar drejt të tjerëve. Jezusi na tregoi se dashuria e Hyjit vihet në jetë në dashurinë për të afërmin.

Të hënën  më 6 maj, kalendari kishtar përkujton shën Marjanin e shën Jakun, martirë. 

Të martën më 7 maj, kalendari përkujton shën Florianin, shën Flavia Domitilen, martire romake; shën Flavianin e Augustinin dhe të Lumën Roza Venerini, virgjër e themeluese të Motrave ‘Mësuese të Përshpirtshme Venerini’. 

Të mërkurën më 8 majKisha katolike kremton festën e Zojës së Bekuar të Pompejit. Po më 8 maj kalendari liturgjik përkujton shën Viktorin, martir të Milanos, shën Benediktin e II, papë, dhe shën Magdalenën e Kanosës.  

Të enjten më 9 maj, kalendari përkujton shën Pakomin, abat dhe shën Izainë, profet.

Të premten më 10 maj,  kalendari kishtar përkujton shën Jordanin, martir; shën Jobin, shën Kataldin dhe të Lumin Nikola Albergatin. 

Të shtunën më 11 maj, kalendari përkujton shën Injacin e Lìkonit, shën Gualtierin apo Walterin.

Të dielën e ardhshme më 12 majKisha katolike do të kremtojë festёn e të Ngjiturit të Jezu Krishtit në Qiell, festë që tek shqiptarët njihet si festa e Të Shëlbuemit. Gjithnjё mё 12 maj, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Nereu, Akileu e Pankraci, martirë, shën Pankracin, martir e shën Leopoldin Mandiç. 

05 maj 2024, 09:41
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031