Ukraina, e mundshme përfshirja evropiane në konflikt
R. SH. - Vatikan
Shqetësues, paralajmërimi i djeshëm, e diel, 5 maj. Flitet se Rusia po përgatit akte të dhunshme sabotimi në të gjithë Evropën. Kështu shkruan Financial Times. Sipas raporteve nga agjenci të ndryshme evropiane të sigurisë, Moska tashmë ka nisur të përgatisë ethshëm sulme me bomba dhe zjarrvënie për të dëmtuar infrastrukturën në territorin kontinental, pa u shqetësuar fare se e gjithë kjo mënxyrë mund të shkaktojë shumë viktima civile.
Rrugëzgjidhje për krizën
Këto deklarata shkaktuan reagimet e krerëve evropianë dhe joevropianë. Nga Kina, një njoftim për t’u uruar: "Së bashku me Francën, do të punojmë për të zgjidhur krizën". Nga pala italiane konfirmohet angazhimi ndër bisedime dhe sigurohet se asnjë personel ushtarak nuk do të përfshihet në konfliktin ruso-ukrainas.
Ndërkohë, në terren, forcat ruse vazhduan të bombardojnë me dronë, pushtuan fshatin Ocheretyne dhe bombarduan Sumy-n në rajonin e Donetskut. Vijon ethshëm mobilizimi! Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, dha urdhër të bëhen ushtrime bërthamore për përdorimin e armëve jostrategjike, me përfshirjen e trupave të Moskës të vendosura pranë kufijve me Ukrainën. Lajmi është konfirmuar nga burime të ushtrisë ruse. Së fundi, Ukraina vazhdon të kërkojë më shumë ndihmë nga Perëndimi. Në veçanti, ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, bën thirrje që Evropa të kalojë “në ekonominë e luftës”. Një vendim i rëndësishëm, nënvizon Kuleba, meqenëse, pohon, Rusia nuk do të ndalet!