Kërko

Më 11 qershor kalendari kujton Shën Barnabën, Apostull

Me origjinë nga Qipro, ai shiti gjithçka pati dhe paratë që fitoi nga shitja e pasurive, i vuri tek këmbët e Apostujve, të cilët që nga ai çast nisën ta thërrasin Barnaba, që do të thotë Bir i ngushëllimit. Në Veprat e Apostujve, Barbana, paraqitet pikërisht përmes këtij gjesti, që flet për kthesë rrënjësore të jetës së tij duke përqafuar udhën e Jezu Krishtit.

R.SH. - Vatikan

Më 11 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Barnabën, Apostull i Kishës së sapolindur, një "i huaj" që u bë një shtyllë e vërtetë e Kishës së shekullit të parë: Shën Barnaba, hebre me origjinë nga Qipro, fitoi një vend midis dishepujve të Jezusit të Ngjallur falë dëshmisë së tij të bindur të një Ungjilli universal. Koherenca ndërmjet gjesteve dhe fjalëve e bëri Barnabën një dëshmitar autoritar të Krishtit të Gjallë.

Kështu Jozefi, të cilin apostujt e quajtën Barnabë – që do të thotë: biri i ngushëllimit – levit, me prejardhje qipriot, kishte një tokë; e shiti e të hollat ua solli apostujve”. (Vp 4,37 .

Quhej Jozef, para se të lidhej me apostujt. Me origjinë nga Qipro, ai shiti gjithçka pati dhe paratë që fitoi nga shitja e pasurive, i vuri tek këmbët e Apostujve, të cilët që nga ai çast nisën ta thërrasin Barnaba, që do të thotë 'Bir i inkurajimit', për aftësinë e tij për të motivuar të tjerët. Në Veprat e Apostujve, Barbana, paraqitet pikërisht përmes këtij gjesti, që flet për kthesë rrënjësore të jetës së tij duke përqafuar udhën e Jezu Krishtit.

Barnaba lindi në Shekulli I pas Krishtit., në Qipro, vdiq I më 11 qershor të vitit 61, pas Krishtit, në Salaminë, në Qipro.

Në Salaminë të Qipros, Shën Barnaba, me kombësi qipriote, u caktua nga dishepujt e Jezusit si Apostull i johebrenjve, pra, i popujve, së bashku me Palin, udhëtoi me të në shumë rajone, duke ushtruar detyrën e predikimit ungjillor që i ishte besuar; më në fund, duke shkuar në Qipro, ai e nderoi atje Apostullatin e tij me një martirizim të lavdishëm. Trupi i tij, në kohën e perandorit Zeno, u gjet me anë të zbulesës nga vetë Barnabës, së bashku me një kopje të Ungjillit të Shën Mateut, të transkriptuar në dorën e vetë Barnabës.

Misioni

Në moshën 12-vjeçare qe dërguar në Jerusalem ku ndoqi shkollën e Gamalielit dhe krijoi miqësi të përzemërt me dy bashkëdishepuj: Shtjefnin dhe Saulin. Që të tre kishin të njëjtën moshë dhe një ditë që të tre duhej të derdhin gjakun e tyre për Jezu Krishtin dhe për Kishën e tij të sapolindur.

Barnaba është ndër më autoritarët e bashkësisë së parë të krishterë që u formua, aq sa, megjithëse nuk ishte nga të Dymbëdhjetët, ai u quajt apostull. Ai është i pari që e mirëpriti Palin sapo u kthye në fenë e Krishtit në rrugën e Damaskut dhe mbërriti në Jerusalem për të takuar apostujt.

Ndërsa shumë ishin të kujdesshëm e dyshonin ndaj atij Sauli që kishte persekutuar të krishterët, Barnaba e mirëpriti dhe e futi në komunitet. I konsideruar si një "njeri i virtytshëm... plot me Shpirtin Shenjt dhe fe", Barnaba u dërgua në Antioki të Sirisë. Pas predikimit në Antioki, Barnaba dhe Pali u nisen për një mision të ri në Qipro. Me ta është edhe Gjoni, i njohur si Marku (ungjilltari), kushëriri i Barnabës.

Ndalesa tjetër është Pamfilia, por këtu Gjoni vendos të kthehet në Jerusalem. Barnaba dhe Pali vazhdojnë në Antiokinë e Pisidisë, Ikoni, Listra, Derbë dhe kthehen përsëri në Antiokinë e Sirisë. Dokumentet bizantine njoftojnë për një udhëtim me Pjetrin që e çoi në Romë. Prej këtu do të vazhdonte në veri të Italisë. Në Milano, veçanërisht, predikimi i tij nxiti disa konvertime, duke i dhënë kështu jetë komunitetit të parë të krishterë në qytet, i cili për këtë arsye e konsideron atë si ipeshkvin e tij të parë. ‘Veprat e Barnabës’, një vepër e shekullit të 5-të, tregojnë për vdekjen e tij në Salaminë, ku mendohet se u vra me gurë nga hebrenjtë sirianë në vitin 61

11 qershor 2024, 11:25