Më 22 qershor kalendari kujton shën Gjonin Fisher e Thomas More
R.SH. - Vatikan
Kalendari liturgjik kishtar i 22 qershorit përkujton Shën Tomas More e Shën Gjonin Fisher, ipeshkëv të Roçesterit, martirë anglezë.
Shën Tomas More, lindi më 1478 e vdiq në vitin 1535. Kancellar i mbretit e humanist i mprehtë, në familje e në politikë shprehi një sintezë të rrallë sensibiliteti njerëzor e të urtisë kristiane. Tomas More (Thomas More) qe humanist, shkrimtar e politikan anglezë, nderohet si shenjtë nga Kisha katolike dhe ajo anglikane.
Më 6 korrik të vitit 1535, pas gati tre muajsh burgim, Henriku VIII, mbret i Anglisë, ekzekutoi Tomas More. Akuza ishte tradhti ndaj sovranit nga ana e atij që për vite të tëra kishte qenë këshilltari më i çmuar i mbretit. Në të vërtetë ishte besnikëria e Morit ndaj vlerave të krishtera që e çoi atë në podium ekzekutimi me vdekje, sepse Mor refuzoi të pranonte divorcin e Henrikut VIII nga gruaja e tij Katerina e Aragonës dhe martesën e tij me Ana Bolenën, veprim ky që do ta çonte mbretin anglez drejt shkëputjes nga Kisha e Romës.
Gjoni Fisher e Tomas More qenë personalitete të shquara të Kishës e të shoqërisë angleze, në kohën e Enrikut VIII pas divorcit të tij me gruan, pati filluar procesi i ndarjes së Kishës së Anglisë nga Kisha e Romës. Vdiqën martirë duke dëshmuar së bashku vlerën e pazgjidhshmërisë së kurorës së martesës dhe unitetin e Kishës.
Thonë se të gjitha shpendët e Chelseat (në atë kohë periferi e Londrës) ulën për të shuar urinë në kopshtin e tij të qetë. Një tregues për popullaritetin e emrit të mirë si njeri i qetë dhe mikpritës.
Tomas More , bir i një magjistrati ( gjyqtari), bëhet avokat i njohur, administrator i drejtësisë në City (Qytet), anëtar i Parlamentit. Nga gruaja Jane Coplt pati tri vajza e një djalë; me vdekjen e saj, martohet për së dyti me Alice Middleton.
Në Oxford ka mësuar dashurinë për klasikët e vjetër dhe këte e ndan bashkë me Erazmin e Rotterdamit, mik i shpeshtë në shtëpinë e tij. E shkruan jetën e humanistit italian Giovanni Pico della Mirandola; po do të jetë më i njohur (famshëm) dialogu i tij ‘Utopija’, mbi planin e një shoqërie ideale, të qeverisur nga drejtësia e nga liria. Është humanist që bartë grathore, që bën pendesë, që studion Etërit e Kishës dhe e jeton fenë me vendosmëri, bindje e gëzim.
Kur Luteri fillon betejën e tij kundër Romës, mbreti Enriku VIII i Anglisë shkruan një traktat në mbrojtje të doktrinës katolike mbi sakramentet, duke marrë lëvdatat e papës Leonit X e akuzat e Luterit. Këtyre u përgjigjet Tomas More, të cilin mbreti Enriku VIII e vlerëson për kulturën e për integritetin e tij. Shpesh këshillohet me të, i beson misione të rëndësishme jashtë mbretërie. E në vitin 1529 e emëron Lord Kancelar, në krye të urdhrit gjyqësor. Një vend shumë i lartë por edhe i rrezikshëm.
Në realitet jemi në krizën e njohur: Enriku e mohon dhe largon Katerinen d’Aragona ( gruaja e pastaj vejusha e vëllait të vet Arturit), e martohen me Anna Bolena, e pastaj arrijnë ta ndajë nga Roma Kishën angleze, kryetar të vetëm të së cilës shpall vetveten. Për Tomas More, besnikëria kërkon sinqeritetin absolutë me mbretin: edhe nëse kjo i kushton irritimin e hidhërimin e tij, ai nuk gënjen për asnjë arsye . E kështu edhe vepron. Feja ia ndalon të pranojë divorcin dhe epërsinë e mbretit në çështje të fesë. E mendon, e thotë, e humb vendin e karrierës e lejon të dënohet me vdekje pa u lëkundur, pa u përkulur.
Inkurajon familjarët që e vizitojnë në burg në Kullën e Londrës e shkruan gjëra të bukura në gjuhën latine një miku të tij italian që jeton në Londër, tregtarit të Lukës (Lucca), Antonio Bonvisit: “Miku im, më shumë se çdo besnikëri e gëzim…Krishti e ruajt shëndosh familjen tënde”.
Bonvisi i dërgon në burg ushqim e një veshje të re për ditën e ekzekutimit ( por nuk do ta lejojnë ta veshë). Para vendit të ekzekutimit, Tomas More është i përzemërt me vrasin që do t’i priste kokën, të cilin e fton ta kryejë shpejt punën që i është besuar, prerjen e kokës.
Urm “Deklaroi se vdiste si nënshtetas besnik ndaj mbretit, por në rend të parë e mbi të gjitha besnik ndaj Zotit”.
15 ditë para asaj dite, për të njëjtat arsye, qe ekzekutuar edhe miku i tij John Fisher, ipeshkëv i Rochesterit, i cili do të kanonizohet së bashku me Tomas More nga Papa Piu XI në vitin 1931. E Kisha i përkujton të dy në një ditë të përbashkët.