Kërko

Los Andes Mountain range after pouring rains, in Santiago Los Andes Mountain range after pouring rains, in Santiago

Shenjtorët e javës 16 – 23 qershor

E diel 16 qershor, Kisha katolike romake kremton të dielën e 11-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 16 qershor kalendari kujton shën Kuirikun dhe shën Gjulitën, martirë.

R.SH. / Vatikan

E diel 16 qershor, Kisha katolike romake kremton të dielën e 11-të gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë 'B', e gjithnjë më 16 qershor kalendari kujton shën Kuirikun dhe shën Gjulitën, martirë.

 

Në Ungjillin e Markut (Mk 4,26-34), këtë të diel të 11 11-të gjatë vitit kishtar, Jezusi tregon historinë e mbretërisë së Zotit. Është historia e një fare të vogël të hedhur në tokë, e cila mbin dhe i jep jetë një bime, për t'u bërë më pas ushqim për ata që shijojnë frytet e saj ose një shtëpi për zogjtë që vendosin foletë në të. Është historia e jetës së zakonshme, e jetës së përditshme, historia e punëtorëve dhe në të njëjtën kohë historia e bujarisë. Një histori, pra, e përgjegjësisë së palodhur dhe habisë ndaj dhuratës së papritur, një histori ndjenjash të kundërta që ndërthuren, sepse ato janë pjesë e së vërtetës sonë si njerëz. Po duhet të jetë dikush që mbjell, dikush që beson në fuqinë e vetë jetës, dikush që i jep besim një fare me madhështi të parëndësishme, e cila, mes tjerash, duhet të zhduket dhe të mbetet e fshehur që të bëhet vetvetja. Dhe i njëjti besim i zellshëm duhet t'i kushtohet edhe tokës, sepse fara nuk mund të mbijë dhe të rritet pa substancat që përmban fusha që e mirëpret atë.

 

Të hënën më 17 qershor, kalendari përkujton Biaxhon e Diogjenin, martirë. 

 

Të martën më 18 qershor, kalendari përkujton shën Markun e Marçelianin, martirë romakë dhe shën Marinën. 

Të mërkurën më 19 qershor, kalendari përkujton  shën Romualdin, abat, themelues i Kamaldolezëve, shën Gjulianën Falkonierin, virgjër, themeluese e Mantelateve dhe shenjtorët Gjervazin e Protazin, martirë milanezë. 

Të enjten më 20 qershor, kalendari përkujton shën Silverin, papë e martir, shën Gobanin e shën Gjonin nga Matera. 

 

Të premten më 21 qershor, kalendari përkujton shën Luigj Gonzagën, jezuit, pajtor qiellor i rinisë katolike dhe shën Rudolfin. 

Të shtunën më 22 qershor,  kalendari përkujton shën Paolinin, ipeshkëv i Nolës; shën Gjonin Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e shën Tomas More, martirë anglezë; shën Flavio Klementin, konsull romak, martir dhe të Lumin Inoçenci V, papë. 

 

Të dielën që vjen me 23 qershor Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 12-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 23 qershor kalendari kujton shën Zakarinë e shën Elizabetën, prindërit e shën Gjon Pagëzuesit dhe  shën Jozef Kafasin, meshtar torinez.

16 qershor 2024, 09:33