2023.09.21 2023.09.21

Shenjtorët e javës 2 - 9 qershor

E diel 2 qershor, Kisha katolike romake kremton solemnitetin e Koprit e Gjakut të Krishti, apo Corpus Domini, të ciklit të dytë, sipas kalendari liturgjik. Është kremtim i Eukaristisë, që i ka fillesat në vitin e largët 1246, në dëshirën e një murgeshe që deshi ta festojë larg nga atmosfera e Javës Shenjte. Njihet mrekullia e Bolsenës, në Itali, kur një meshtari i pikoi Hostja gjak, sapo dyshoi nëse vërtet në Hosten e Shenjtë është Korpi i Krishtit.

R.SH. / Vatikan

E diel 2 qershor, Kisha katolike  romake kremton solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishti, apo Corpus Domini, të ciklit të dytë, sipas kalendari liturgjik. Është kremtim i Eukaristisë, që i ka fillesat në vitin e largët 1246, në dëshirën e një murgeshe që deshi ta festojë larg nga atmosfera e Javës Shenjte. Njihet mrekullia e Bolsenës, në Itali, kur një meshtari i pikoi Hostja gjak, sapo dyshoi nëse vërtet në Hosten e Shenjtë është Korpi i Krishtit. 

Gjithnjë mё 2 qershor, kalendari përkujton shën Marçelinin, meshtar; shën Pjetrin ekzorcist e shën Eugjenin I, papë. 

Të hёnёn më 3 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Karl Lvanga-n me shokë, martirë të Ugandës e shën Klotildën, mbretëreshë të frakëve

Të martën më 4 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun Karaçiolo, meshtar, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë dhe shën Kuirinin, martir. 

Të mërkurën më 5 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Bonifacin, ipeshkëv e martir, apostull i Gjermanisë. 

Të enjten më 6 qershor, kalendari përkujton shën Norbertin, ipeshkëv i Magdenburgut, themelues i Kanonikëve Rregulltarë Premostratens; shenjtorët Artemin e Paolinën, martirë dhe shën Klaudio-n, abat e ipeshkëv.

Të premten më 7 qershor,  do të kremtohet festa e Zemrës së Krishtit, që na kujton se Zoti është bariu i çdo besimtari e se atij që ecën pas Krishtit, nuk i mungon asgjë.  Gjithnjë më 7 qershor, kalendari përkujton edhe shën Antonin Maria Gjanellin, ipeshkëv e themelues i Bijave të Marisë.

Të shtunën më 8 qershor,  do të kremtohet Zemra e Papërlyer e Zojës së Bekuar, e Gruas që e mëson çdo të krishterë ta ndjekë në heshtje Zotin e ta ruajë në zemër të vet gjithçka Jezusi bën ditë për ditë për të e për të gjithë njerëzit.  Gjithnjë më 8 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Medardin, ipeshkëv i Nojonit. 

Të dielën e ardhshme mё 9 qershor, Kisha katolike romake do tё kremtojё të Dielën e X gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik. Gjithnjë më 9 qershor, kalendari përkujton shën Efremin, diakon e doktor i Kishës, Shën Primon (Prelën) dhe Shën Feliçianin, martir.

02 qershor 2024, 12:31