San Camillo de Lellis San Camillo de Lellis

Më 14 korrik kalendari kujton Shën Kamilin de Lelis, meshtar

Shën Kamili ndihmoi gjithnjë të varfërit e të sëmurët me butësi atërore, plot ëmbëlsi, duke derdhur shpesh shumë lot në këtë detyrë, i vetëdijshëm se i shërbente Krishtit tek njeriu. Në këto fjalë, kuptimi i jetës së shenjtit dhe karizma e kamilianëve, sot, përhapur në gjithë botën. Jetoi me moton: “T’u shërbesh të varfërve, do të thotë t’i shërbesh vetë Krishtit”.

R.SH. - Vatikan

Më 14 korrik kalendari kishtar përkujton shën Kamilin de Lelis, meshtar (25.5.1550 -14.7.1614), i cili me jetë dhe vepra tregoi se kujdesi për njerëzimin është veprimtaria që më shumë se çdo tjetër pasqyron veprimin e Zotit në histori. Kështu, kurimi i të sëmurëve dhe i plagëve të njerëzimit, është dëshmia që ndihmon shkencën.

Shën Kamili de Lelis, meshtar, themelues i Shërbëtorëve të të sëmurëve,  në mbarë botën, e edhe në Shqipëri, nga Motrat mbarështuese të të sëmurëve, siç quhen sot rregulltaret kamiliane në shërbim të spitaleve.

Shën Kamili de Lelis është figura qendrore që na paraqet sot si shembull shenjtërie Kisha katolike përmes kalendarit liturgjik. Jetoi me moton: “T’u shërbesh të varfërve, do të thotë t’i shërbesh vetë Krishtit”. Shën Kamili ndihmoi gjithnjë të varfërit e të sëmurët me butësi atërore, plot ëmbëlsi, duke derdhur shpesh shumë lot në këtë detyrë, i vetëdijshëm se i shërbente Krishtit tek njeriu. Në këto fjalë, kuptimi i jetës së shenjtit dhe karizma e kamilianëve, sot, përhapur në gjithë botën.

Shën Kamili lindi më 25 maj të vitit 1550 në Bukianiko afër Kietit prej një familje fisnike. Posa u rrit meqenëse nuk studionte, shkoi si ushtar mercenar për të luftuar për Spanjën, pastaj për Venecien. I humbi të gjitha fitimet e pasuritë me lojë, u sëmur në këmbë e shtrohet për shërbim në spitalin romak të shën Jakut. Posa shërohet nga plaga, kthehet si ushtar mercenar për të luftuar për Venecien, pastaj për Spanjën e përfundon pa asgjë pas shpirtit në Pulja të Italisë. Këtu u vu në shërbim të Etërve Kapuçinë në Manfredonia.

U kthye në rrugën e Zotit dhe vendos të hyn në Urdhrin e Kapuçinëve, por plaga shpërthen përsëri e për t’u shëruar kthehet në Romë në spitalin e shën Jakut të të Pashëruarve, ku iu u ndihmonte sidomos të sëmurve.

Iu përkushtua Krishtit të Kryqëzuar, e rifilloi studimet në Kolegjin Romak dhe, pasi u shugurua meshtar, me disa miq, themeloi “Shoqërinë e mbarështuesve të të sëmurëve”, që sot janë të pranishëm me veprimtarinë e tyre në mbarë botën si dhe në Shqipëri, e njihen me emrin e Kamilianëve dhe të motrave rregulltare Kamiliane.

Në vitin 1591, Papa e njohu zyrtarisht Kongregatën rregulltare. Kamili vdiq në Romë më 14 korrik 1614. Vepra e tij u përhap me shpejtësi në mbarë botën, duke çuar kudo dashurinë e Krishtit, i cili është gjithnjë i pranishëm tek njeriu i sëmurë.

Vërtetohet kështu lutja që shën Kamili pëlqente më shumë e të cilën e përsëriste më shpesh: “Do të desha një zemër të madh sa vetë bota!”. Një zemër që i zë të gjithë njerëzit. Jetoi me moton: “T’u shërbesh të varfërve, do të thotë t’i shërbesh vetë Krishtit”. Kamili gjeti kështu idealin, për të cilin ia vlen të shkrish të gjitha energjitë e jetës. Më 27 mars 1974, shën Kamil de Lellis u shpall nga Papa Pali VI pajtor i veçantë i Shëndetësisë në shërbim të ushtrisë.

14 korrik 2024, 14:15