Kërko

San Simmaco, Basilica di san Paolo fuori le mura San Simmaco, Basilica di san Paolo fuori le mura

Më 19 korrik kalendari kujton shën Simakun, Papë

Shën Simaku u zgjodh Papë më 22 nëntor të vitit 498, se konsolidoi pasuritë kishtare, të cilat i quajti pasuri stabile për t’u vënë në shërbim të njerëzve të Kishës. Shpërbleu të gjithë skllevërit, duke u dhënë lirinë e është Papa i parë që nisi ndërtimin e Pallatit të Vatikanit. Ishte Simaku Papë ai që e vendosi këndimin e ‘Lavdi Hyjit’ -‘Gloria’ në Meshët e të gjitha të dielave dhe festave të martirëve të krishterë.

R.SH. - Vatikan

 Shën Simaku, Papë, nga 22 nëntori i vitit 498 deri më 19 korrik të vitit 514, me jetën dhe veprën e tij mbrojti të vërtetën nga logjika mondane e kësaj bote. Në kohë përçarjesh Simaku arriti të ruante unitetin e Ortodoksisë dhe Unitetin e Kishës. Sipas tij Ungjilli dhe fati i popujve kanë vetëm besimin e vërtetë si rrënjë të së ardhmes.

Për Simakun Papë dihen pak gjëra. Para shekullit XV nuk as një njoftim për kultin në nderim të shenjtit, lutje e nderim që nisin me radhitjen e tij në Martirologun e Usuardit e pastaj në Martirologun Romak. Dimë se Simaku lindi në Sardenjë, se u zgjodh papë më 22 nëntor të vitit 498, se konsolidoi pasuritë kishtare, të cilat i quajti pasuri stabile për t’u vënë në shërbim të njerëzve të Kishës. Shpërbleu shumë skllevër, duke u dhënë lirinë, e është Papa i parë që nisi ndërtimin e Pallatit të Vatikanit.

Vitet e para të papnisë së tij u tronditën rëndë nga skizma e antipapës Lorenci (498-505), që u bë edhe më e rëndë për shkak të ndërhyrjes së mbretit ostrogot Teodorikut (454-526), i cili nuk e shihte me sy të mirë Simakun. Pastaj vijuan trazirat e organizuara nga senatorët romakë Festi e Probini, që patën si pasojë plaçkitje e krime të rënda. Si përfundoi kundërvënia me antipapë e u njoh zyrtarisht si i vetmi papë i të gjithë të krishterëve, Simaku në vitet e fundit të jetës mundi t’u kushtohej rindërtimit moral e material të Kishës katolike, së cilës i shërbeu, e udhëhoqi me aftësi e shenjtëri.

Në Romë, Papa Simaku mblodhi një Sinod të Kishës prej 72 ipeshkvijësh italianë në Shën Pjetër, në Vatikan, një Sinod që mbeti i famshëm sepse merrnin pjesë meshtarët e Kishave të ndryshme apo "tituj" romakë, të cilët shfaqen kështu për herë të parë në një dokument historik të besueshëm. Tani kardinajtë janë titullar të këtyre Kishave romake. Një tjetër Sinod, i rëndësishëm i Kishës i mbajtur në Shën Pjetër në Vatikan, në vitin 501 nxori një dënim të guximshëm të nënshkruar nga 76 ipeshkvij, i cili pohon me forcë se "askush nuk mund të gjykojë Selinë e Shenjtë". Ishte Simaku Papë ai që e vendosi këndimin e  ‘Lavdi Hyjit’ -‘Gloria’ në Meshët e të gjitha të dielave dhe festave të martirëve të krishterë. 

Pas gjithë trazimeve e kundërshtimeve, vdiq më 19 korrik të vitit 514, duke gjetur, në paqen e varrit, respektin përfundimtar për personin e për veprën e tij. Papës Simaku i atribuohet kënga e “Lavdisë” ( Gloria) në Meshët e së dielës.

19 korrik 2024, 10:09