Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
LAVDET NË LATINISHT
Programe Podcast

Me 31 korrik kalendari kujton Shën Injacin e Lojolës

Injaci nuk njeh pasion tjetër, veç atij të shqyrtimit, të dallimit të vullnetit të Zotit në gjithçka, për t'u impenjuar në zbatimin e këtij vullneti me gjithë zemër. Injaci ka një kauzë e vetme: kauzën e Zotit: ai është luftëtar i Zotit, ai lufton për Zotin. Për të gjithçka përfundon në Zotin, sepse gjithçka vjen nga Zoti e te Zoti duhet të kthehet.

R.SH. - Vatikan

Me 31 korrik kalendari kishtar përkujton një nga shenjtorët më të mëdhenj të saj, Shën Injacin nga Lojola, themeluesin e Urdhrit të Jezuitëve, mësues i dëgjimit rigoroz të imagjinatës së Shpirtit Shenjt Zot.

Në botë në shërbim të Kishës me "armët" e ungjillit dhe të lutjes: kjo ishte ëndrra e Shën Injacit të Lojolës, i cili si kalorës u zhvesh nga gjithçka për të mbrojtur të vetmen mbretëri të vërtetë, atë të Zotit. Për të krishterët, çdo veprim në botë duhet të jetë gjithmonë fryt i një udhëtimi, i një itinerari të shpirtit, i cili kalon përmes një udhëtimi të mirëmenduar, dallues. Vetëm kështu gjërat mund të ndryshojnë dhe t'i japin përmbajtje një reforme të vërtetë. E rdhe në Kishë. Ky është mesazhi i fuqishëm që na beson Shën Injaci i Lojolës, themeluesi i jezuitëve.

Të ushtrojmë shpirtin për të qenë në gjendje të kapim praninë e Zotit dhe kështu t'i tregojmë botës frytet e kërkimit tonë të pandërprerë, kjo ftesa që na ka lënë Shën Injaci i Lojolës, themeluesi i jezuitëve. E akoma, të mëojmë të dëgjojmë jetën e Shpirtit për të shprehur të gjithë fantazinë në botë përmes disiplinës rigoroze shpirtërore: ky është mesazhi profetik që Shën Injaci i Lojolës, themeluesi i Shoqërisë së Jezusit (Jezuitëve), vendosi në zemër të familjes së tij rregulltare. La pas një trashëgimi shpirtërore që ende sot i flet botës.

Injaci lindi në Vendet Baske e pikërisht në Azpeitia në vitin 1491. Në moshën 14 vjeçare zgjodhi karrierën ushtarake. Pas një lufte të rreptë shpirtërore, natën ndërmjet 24 e 25 marsit 1522, vendosi t’i kushtohej plotësisht Zotit, duke braktisur të gjitha rrugët tjera që kishte provuar në moshën e ëndrrave.

Kështu 33 vjeçar kthehet në bankat e shkollës në Barcelonë dhe nis të studionte si të ishte fëmijë, derisa fitoi doktoratën në arte, në Paris, ku u njoh edhe me shokët e parë. Më 15 gusht 1534 lindi Shoqëria e Jezusit, e miratuar vetëm pas gjashtë vjetësh nga Kisha. Është e Shën Injacit ideja për ndërtimin e kolegjeve, nga të cilat nisën jetën një numër i madh universitetesh të mirënjohura në Evropë e në Botë. Vdiq në Romë më 31 korrik 1556.

Për Shën Injacin çdo fjalë e Ungjillit ishte si profeci për t'u përmbushur në çdo kohë. Kështu Injaci i drejton kohës së tij pyetjen e Krishtit: "E ju, kush thoni se jam unë?” - duke e ditur se kjo pyetje bëhet përherë në mënyrë të posaçme, për çdo shekull e për çdo person. Çdo njeri, në çdo kohë, në një mënyrë më pak a më shumë të qartë, gjendet përballë kësaj pyetjeje themelore.

Nuk mjafton të përsëritësh përgjigjet e përpunuara nga teologët ose nga autorët e mëdhenj të përshpirtërisë, ndonëse janë këto që na i mëson katekizmi. Shumë nga bashkëkohësit tonë nuk preken më nga pyetja e Jezusit, sikur kjo pyetje të ishte një - ndërmjet shumë të tjerave, që janë bërë nga shenjtërit dhe të urtët e feve të tjera. Injaci nuk don tjetër, veçse t'i ndihmojë njerëzit - siç shprehet ai vetë, - për t'i dhënë një përgjigje të veçantë pyetjes së Jezusit: "E ti, ç'thua për mua?".

Një përgjigje të re e personale, në cilën çdo njeri vë në lojë jetën e vet. S'ka pikë rëndësie në se ky njeri gjen fjalë të reja për ta shprehur besimin e tij në Jezusin, apo përsërit fjalët e traditës, për t'i bërë vërtetë të vetat: fjala është për një përgjigje të dhënë me gjithë zemër, duke qenë i gatshëm të vesh në shërbim të saj gjithë jetën.  Injaci është i bindur se duke iu përgjigjur kështu pyetjes së Jezusit, njeriu fiton një zemër të madhe, sepse Zoti, gjithnjë më i madh, e ndihmon edhe njeriun të bëhet i madh.

Atë Dedë Pazi, Misionar, të Lumtë Atë Gjon Fausti e Atë Daniel Dajani, Atë Pjetër Meshkalla, atë Jak Gardini, Atë Anton Luli, Atë Gjergj Vata.... sa e sa të tjerë, emrat e të cilëve u skalitën në mënyrë të pashlyeshme në kujtesën e popullit shqiptar, janë disa nga anëtarët shqiptarë e misionarë të asaj Shoqërie, që pati si kryetar të parë Shën Injacin.

E ishin pikërisht këta jezuitë e sivëllezërit e tyre, emrat e të cilëve do të formonin një listë tepër të gjatë, po t’i kujtonim, ata që i dhanë popullit shqiptar Misionin Shëtitës, i cili pajtoi aq shumë gjaqe shkrepave e rrugëve të qyteteve; Kolegjin e famshëm Saverian, që përgatiti nxënës për të gjitha shkollat e botës; revistën e parë në gjuhën shqipe “Elçinë e Zemrës së Krishtit”; teatrin e parë, muzeun e parë; revistën ‘LEKA’; një ndër bandat e para muzikore e shumë e shumë pasuri të tjera, të rrafshuara nga komunizmi, që po rindërtohen me mund e me djersë nga jezuitë të rinj, misionarë e shqiptarë, ndër të cilët jezuiti më i ri, i pari pas diktaturës, Atë Zef Bisha, përmbi gërmadhat e vjetra, që rrezatojnë lavdinë e martirizimit.

31 korrik 2024, 10:11
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031