Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë Frangaj merr Çmimin “Capitolino d’Oro”
Çmimi “Capitolino d’Oro homazh Ruxherit II” jepet çdo vit nga Akademia Norman. Këtë vit, çmimi iu dha ambasadores së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, zonjës Majlinda Frangaj për veprimtarinë e saj në sektorin diplomatik
R.SH. - Vatikan
Sot në Romë, ambasadores së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, zonjës Majlinda Frangaj, iu dha Çmimi “Capitolino d’Oro homazh Ruxherit II”, i cili jepet çdo vit nga Akademia Norman. Çmimi iu dha për veprimtarinë e saj në sektorin diplomatik.
Përmes tij njihen meritat në fushën për të cilën punon fituesi i çmimit. Çdo vit, Senati Akademik i Institucionit zgjedh personalitete nga bota e solidaritetit shoqëror, politikës, ekonomisë, punës kërkimore-shkencore, shkencës dhe shoqërisë civile.
01 korrik 2024, 11:45