Kërko

Prof Ernest Koliqi Prof Ernest Koliqi

Ernest Koliqi kthehet në Shkodër…

Ernest Koliqi rikthehet i gjallë në Shqipëri, i shndërruar në libër… Shkodra u pasurua me një fond të çmueshëm librash. Janë 500 tituj, pjesë e bibliotekës personale të Ernest Koliqit që tashmë i përkasin qytetit ku ai u lind. Po ku nuk prehet ende në paqe! Ndërsa studiuesi Ardian Ndreca, që i solli librat, bëri të ditur se së shpejti do të botohet një roman i panjohur i Koliqit

R.SH. / Vatikan

Ernest Koliqi (Shkodër, 20 maj 1903 - Romë, 15 janar 1975) ishte e mbetet një nga pendat më të shquara të letërsisë shqipe, si dhe atë themelues (njëherësh me Mitrush Kutelin) i prozës moderne shqipe.

 Dijetari i shquar i kulturës shqiptare, mjeshtri i paarritshëm i prozës së shkurtër e të mesme, e jo më pak, edhe i  studimit të gjuhës shqipe e thesareve të saj, i etur për Atdheun, prej nga u detyrua të ikë në kohë të vështira të historisë së Shqipërisë, duke parë se koha  nuk do ta priste më, i linte Bijës së tij të vetme si trashëgim poezinë e mirënjohur me titullin kuptimplotë “Shko ti!”:

Mbasi qi stina po rrshet tatpjetë
e fort un tutem se atdhén n’kët jetë
me sýt adhruesa ,
qi pajadá
ia çmuen hirin
s’kam për ta pá,
shko, ti, lum bija, n’at Shkodrën time
kúr n’terr do t’sosem
me trup e andrrime:
atjè si t’gjindesh, sýt e mij n’báll
t’andin do t’hapen:
n’tý kam m’u ngjáll.
Për mue ti Shkodrën,
për mue sodite;
mallin
e sjellun dhe n’vorr,
shafite.
Shkodra me shpija ndry n’avullija,
t’qetat oborre plot land’ shatorre,
kumbulla e manda, pjergulla e tanda,
sodit me at afshin qi kishe un gjáll -
me mall t’im n’zêmër
me sý
t’mij
n’báll….

Këto vargjet, pa i shkuar as nëpërmend se do të rikthehej i shndërruar në libër, madje në libra…

E kështu ‘u kthye’ në shtëpi! Libër. Për të jetuar në Bibliotekën e qytetit ku lindi, në Shkodër!

500 tituj të rinj, në bibliotekën e Shkodrës

Biblioteka  e qytetit të Shkodrës u pasurua me një fond të çmueshëm librash. Janë 500 tituj, pjesë e bibliotekës personale të Ernest Koliqit që tashmë i përkasin qytetit ku ai u lind. Po ku nuk prehet ende në paqe! Ndërsa studiuesi Ardian Ndreca, që i solli librat, bëri të ditur se së shpejti do të botohet një roman i panjohur i Koliqit.

Nën strehën atërore

Ernest Koliqi “u kthye” në shtëpi’! Kështu mund të përkufizohet ngjarja e  fundme kulturore në Shkodër, ku 500 tituj librash nga biblioteka personale e Tij janë vendosur në bibliotekën publike të qytetit. Për studiuesin Ardian Ndreca, njeherësh drejtues i “Shejzave”, vendosja e 500 titujve dhe mbi 300 botimeve janë një pasuri e jashtëzakonshme, që i erdhi papritmas Shkodrës. Ai shkruan:

“Ernest Koliqi i përket lexuesve shqiptarë por dhe qytetit të tij. Biblioteka e Koliqit sot është kthyer në Shkodër. Në këtë fond nuk ka dorëshkrime por libra. Dorëshkrimet janë në arkiva dhe shumë shpejt do të botohet një roman i panjohur i Koliqit, shkruar në italisht”, tha studiuesi Ardian Ndreca.

15 korrik 2024, 16:40