Kërko

 Nadia Comăneci me pishtarin olimpik Nadia Comăneci me pishtarin olimpik   (AFP or licensors)

Lojërat e Parisit, refugjati dhe ylli në radhë, në mensë

Histori shprese dhe shpengimi ne Fshatin olimpik. Ipeshkvijtë francezë shprehin keqardhje për disa "skena që u tallen me krishterimit", parë gjatë ceremonisë së hapjes dhe kërkojnë "të krijohet në fushën e garës hapësirë, që sjell të vërtetën, ngushëllimin dhe gëzimin për të gjithë!"

R. SH. - Vatikan

Një atlet nga ekipi i refugjatëve, i cili jeton dhe stërvitet në një kamp refugjatësh afrikanë, në radhë në mensën e fshatit olimpik me një basketbollist të stërpaguar të NBA-së , i cili gjithsesi nuk mund t’i shfrytëzojë titujt dhe llogarinë bankare për të ecur përpara. Është normalitet në këtë "ishull të përkohshëm” të quajtur Olimpiadë: hapësirë ​​ku, të paktën për disa ditë, çdo katër vjet, gratë dhe burrat, madje edhe nga vendet në luftë, jetojnë pranë njëri-tjetrit, madje edhe të fuqishmit, që nuk e mirëpresin propozimin e armëpushimit olimpik. Një hapësirë ​​ku sportistët dhe sportistet kanë të njëjtin dinjitet, pavarësisht nga medaljet, renditja konkurruese apo vendi i origjinës.

Në Paris, Lojërat Olimpike nisën në mbrëmjen e së premtes, 26 korrik, në fund të një dite që filloi me një sulm masiv në rrjetin hekurudhor francez - e me një ceremoni të diskutueshme hapjeje e cila "për fat të keq përfshinte skena talljeje të krishterimit, “për të cilat shprehim keqardhje të thellë”- shkruhet në një deklaratë të Konferencës Ipeshkvnore Franceze. “Falënderojmë përfaqësuesit e besimeve të tjera fetare, që na shprehën solidaritetin e tyre” - shkruajnë ipeshkvijtë francezë, të cilët shtojnë: “Këtë mëngjes mendojmë për të gjithë të krishterët në çdo kontinent, të  lënduar nga zemërimi dhe provokimi i skenave të caktuara. Ne duam që ata të kuptojnë se festa olimpike shkon përtej paragjykimeve ideologjike të disa artistëve”. E përfundojnë, me frymën e vërtetë olimpike: “T’i lëmë vend fushës së garës, e cila sjell të vërtetën, ngushëllimin dhe gëzimin për të gjithë!”.

Po, hapësirë ​​për atletet dhe atletët - të lënë mënjanë në ceremoninë e hapjes - me historitë e tyre pasionante njerëzore të shëlbimit dhe të vëllazërisë, të flijimit dhe besnikërisë, të shpirtit të ekipit dhe përfshirjes. Dhe pikërisht duke i dhënë zë emocioneve të sportistëve, Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, i ftoi ata "të kujdesen për njëri-tjetrin", një stil që është më shumë se lojë e ndershme, duke dëshmuar përvojën e Ekipit Olimpik të refugjatëve. “Skuadra e të gjithëve”, e cila përfaqëson mbi 100 milionë njerëz të zhvendosur në botë dhe nuk e humb ndërgjegjësimin për rolin gjithëpërfshirës dhe social të sportit.

Në hapje të Lojrave, ndërsa pishtari olimpik kalonte përgjatë Senës - Nadia Comăneci - e cila pagoi një haraç të hidhur për sukseset e saj olimpike nën regjimin e Çausheskut, në Rumani, pajtohet, pa fshehur shtrembërime dhe paqartësi: “Thuhet se trashëgimia e një kampioni përfaqësohet nga medaljet e tij, vendin e tij në renditje dhe rekordet e tij botërore. Unë u konsiderova "më i miri i të gjitha kohërave" në gjimnastikë. Ndërsa besoj se një kampion i vërtetë është “diçka më shumë” sesa paraqitjet e tij konkurruese. Nuk mjafton të jesh "më i miri i të gjitha kohëve", sepse "një kampion i vërtetë" di të japë "kontributin e tij në shoqëri: Olimpiada mund ta përfaqësojë këtë si shtesë".

Ky është, sigurisht, rasti për Assunta Scutto, një xhudiste njëzet e dy vjeçare që garoi tashmë në Paris, e cila vjen nga "palestra e shpengimit" të Scampia, një lagje e Napolit, ku ditët e fundit mblidhen copat e pallateve dhe shpresat: “Sporti është gjithmonë gjithëpërfshirës e Scampia po ndërton të ardhmen e shumë njerëzve”, thotë ajo, duke pohuar se nuk ka menduar kurrë të largohet nga periferia, ku  lindi: “Me pastërtinë e xhudos përpiqem të ndihmoj Scampian të përmirësohet. dhe, me ndihmën e Zotit, që e ndjej fort pranë meje, dua të vazhdoj ta bëj këtë".

28 korrik 2024, 10:23