motër File Gështenja, nga Kongregata e Motrave Engjëllore motër File Gështenja, nga Kongregata e Motrave Engjëllore

Motër File Gështenja: Shën Antoni M. Zaccaria, mjek e meshtar, dëshmitar i Ungjillit

Shën Antonin Maria Zakaria, i cili vraponte drejt Zotit dhe drejt të tjerëve për të dëshmuar fenë e tij të gjallë. Si mjek e meshtar kujdesej për shërimin e trupit dhe të shpirtit të njerëzve. Koherenca morale, transparenca, dëshmia e radikalizmit kanë qenë gjithmonë mjetet që i ndihmojnë të krishterët për t'u treguar njerëzve dashurinë për Zotin dhe të afërmin.

R.SH. / Vatikan

Familja rregulltare Zakaria sot është festë, sepse kremton Shën Antonin Maria Zakaria, i cili vraponte drejt Zotit dhe drejt të tjerëve për të dëshmuar fenë e tij të gjallë. Si mjek e meshtar kujdesej për shërimin e trupit dhe të shpirtit të njerëzve. 

Shën Antoni Maria Zaccaria,meshtar, themeloi Kongregatën e Klerikëve të Rregullt të shën Palit ose Barnabitëve, Motrave Engjëllore të shën Palit dhe Laikët e shën Palit, me qëllim të ripërtëritjes së jetës së besimtarëve. Kongregata e Motrave Engjëllore, paralelisht me atë mashkullor të Barnabitëve, u themelua rreth vitit 1530 nga meshtar italian Antonio Maria Zaccaria dhe kontesha e Guastalla-s Ludovica Torelli, ku Zaccaria ishte kapelan.

Koherenca morale, transparenca, dëshmia e rrrënjosja në Ungjill e Fe kanë qenë gjithmonë mjetet që i ndihmojnë të krishterët për t'u treguar njerëzve dashurinë ndaj Zotit dhe të afërmit. Po kët ishin gjithashtu edhe mjetet që Shën Antoni Maria Zaccaria vendosi të bënte të tijët, duke u përballur edhe me dyshime, pengesa dhe akuza të rreme. Po më tepër mbi figurën dhe dëshminë e Shën Antonit Maria Zakaria, të dëgjojmë motër File Gështenja, nga Kongregata e Motrave Engjëllore:

Motër File Gështenja, nga Kongregata e Motrave Engjëllore

 

05 korrik 2024, 13:39