Shën Toma: për të kuptuar të vërtetën, të kultivojmë marrëdhënien me Jezusin
R.SH. / Vatikan
Duket se mosbesimi dhe dyshimi sot janë vlerat mbizotëruese, të përvetësuara, në mënyrë paradoksale, si një vulë e së vërtetës të cilën shumë shpesh e ndërtojmë me duart tona. Historia e Shën Tomës apostull, festën e të cilin Kisha katolike e kremton sot më 3 korrik, megjithatë, na tregon se për të hyrë në të vërtetën është e nevojshme të dish të qëndrosh në marrëdhënie, të dish të bashkëndash dhe të dish të kultivosh besimin e duhur tek të tjerët dhe te Zoti, duke hequr dorë nga ai qëndrim mosbesimi ndaj të cilit, si njerëz, do të ishim më të përshtatshëm.
Rruga e tij e “konvertimit”, ndër të tjera, nis nga mosbesimi dhe më pas arrin në vetëbesimin total. Një përvojë, kjo e Tomës, e cila përmban një mësim të çmuar: feja nuk qëndron në shikimin dhe prekjen, por në aftësinë për të kapur një prani, atë të Zotit, që nuk e braktis kurrë historinë.
Mosbesimi i Tomës shfaqet disa herë në tregimet e Ungjillit, por arrin kulmin pas vdekjes së Jezusit. Sikur tregon Ungjilli i Gjonit, Toma nuk beson se Mësuesi iu shfaq dishepujve ndërsa ai mungonte.
Por më pas Jezusi Ngjallur kthehet përsëri dhe i ofrohet shikimit dhe prekjes së apostullit mosbesues, i cili thërret: "Zoti im dhe Hyji im!"(Gjoni 20,29). “Lum ata që nuk panë e besojnë!”, i thotë Jezusi, sipas disa burimeve, Toma vdiq si martir në Indi.