tutti i santi tutti i santi

Shenjtorët e javës 14 -21 qershor

E diel 14 korrik, Kisha katolike romake kremton të dielën e 14-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B'. Gjithnjë më 14 qershor kalendari kishtar përkujton Shën Elizeun profet dhe Shën Leduinën. Gjithnjë më 14 korrik, kalendari kishtar përkujton Shën Kamilin de Lelis, meshtar, themelues i Shërbëtorëve të të sëmurëve, që veprojnë në mbarë botën

R.SH. / Vatikan

E diel 14 korrik, Kisha katolike romake kremton të dielën e 14-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B'.

Gjithnjë më 14 korrik, kalendari kishtar përkujton Shën Kamilin de Lelis, meshtar, themelues i Shërbëtorëve të të sëmurëve, që veprojnë në mbarë botën, e edhe në Shqipëri, nga Motrat mbarështuese të të sëmurëve, siç quhen sot rregulltaret kamiliane në shërbim të spitaleve.

Të hënën më 15 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Bonaventurën, françeskan, kardinal, ipeshkëv i Albanos e doktor i Kishës.

Të martën, më 16 korrik, Kisha katolike do të kremtojët festën e Zojës së Karmelit, që tradita e Kishës ndër shqiptarë e njeh me emrin Zoja Karmë. Do të përkujtohet edhe Shën Maria Madalena Postel, virgjër, themeluese e motrave të shkollave të krishtera të mëshirës. 

Të mërkurën më 17 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Marçelinën, virgjër, motër e shën Ambrozit, ipeshkëv; shën Aleksin e shën Leonin IV, papë.

Të enjten më 18 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Emilianin martir; shën Brunon e Senjit, ipeshkëv, shën Federiku, shën Maternin e shën Arnolfin. 

Të premten më 19 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Simakun, papë.

Të shtunën më 20 korrik, shën Apolinarin, ipeshkëv i Ravenës e martir, shën Elinë profet e të shën Aurelin e Kartagjenës.

Të dielën e ardhshme më 21 korrik, Kisha katolike romake do të kremtojë të dielën e 21-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë 'B'. Gjithnjë më 21 qershor, shën Lorencin nga Brindizi, meshtar kaupuçin doktor i Kishës, shën Prasedian-en romake e shën Ezekielin profet.

 

14 korrik 2024, 12:44