Kërko

Gesu nella casa di Maria e Marta di Betania Gesu nella casa di Maria e Marta di Betania

Shenjtorët e javës 21 - 28 korrik

E diel 21 korrik, Kisha katolike romake kremton të dielën e 16-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, e gjithnjë mё 21 korrik, kalendari kishtar pёrkujton shёn Lorencin nga Brindisi, meshtar kapuçin doktor i Kishës, shën Prasedian-en romake e shën Ezekielin profet.

R.SH. - Vatikan

E diel 21 korrik, Kisha katolike romake kremton të dielën e 16-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, e gjithnjë mё 21 korrik, kalendari kishtar pёrkujton shёn Lorencin nga Brindisi, meshtar kapuçin doktor i Kishës, shën Prasedian-en romake e shën Ezekielin profet.

Ungjilli i kёsaj sё diele nga Marku na kujton ftesën e Jezusit drejtuar nxënësve të lodhur nga misioni, që të shkojnë me Të për të pushuar e për t’u formuar sipas zemrës së Tij Hyjnore. Po Jezusi pa edhe një mori njerëzish të çorientuar, si delet pa bari, të braktisur. Dhe i prekur thellë në zemër për gjendje e tyre të mjerueshme, pa i lënë anash nxënësit, u kujdes për turmën e popullit. Jezusi e di se, më tepër se për bukë e shërim të trupit, njerëzit kanë nevojë për një zë që t’i ngushëllojë, për një fjalë shprese.

Të hënën më 22 korrik, kalendar përkujton shën Marinë Magdalenë, nxënëse e Jezu Krishtit Zot, e para dëshmitare e Jezusit të Ngjallur, grua që mund të quhet ‘apostulle e apostujve’, na mëson t’i kërkojmë Jezusit ndihmë në çastet e ligështisë njerëzore. Ashtu si qe një grua, që i kumtoi burrit të parë fjalët e vdekjes – shkruan Shën Toma i Akuinit– kështu qe një grua, që u kumtoi para apostujve fjalët e jetës tё Krishtit tё Gjallё.

Të martën më 23 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Brigjidën, rregulltare, Pajtore qiellore e Evropës. 

Të mërkurën më 24 korrik, kalendari përkujton shën Sharbel Maklufin, meshtar dhe shën Kristinën, virgjër e martire. 

Të enjten më 25 korrik, kalendari përkujton shën Jakun apostull. Jaku, i lindur në Betsaide, ishte vëllai i shën Gjonit ungjilltar e i biri i Zebedeut dhe i Salomesë, që banonin në brigjet e liqenit të Tiberiades. E ndoqi Jezusin pas që nga fillimet e predikimit të Tij, menjëherë pas Simonit e Andreut. Lindi, pastaj, kolegji i Dymbëdhjetë Apostujve, të cilët qenë dëshmitarë të Shndërrimit të Krishtit, të ringjalljes të së bijës së Jairit e të natës më tragjike të njerëzimit, asaj të Gjetsemanit.

Të premten më 26 korrik, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Joakimin e Anën, prindërit e së Lumes Mari Virgjër dhe gjyshi e gjyshja e Jezusit, që së bashku me të drejtët e prisnin ardhjen e Mesisë. 

Të shtunën më 27 korrik, korrik kalendari përkujton shën Pantaleonin, mjek e martir dhe shën Çelestinin I, papë. 

Të dielën e ardhshme më 28 korrik, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 17-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë,, e gjithnjë mё 28 korrik, kalendari kishtar përkujton shёn Urbanin II papë, shën Nazarin e Çelsin, martirë milanezë dhe shën Vitorin papë. 

21 korrik 2024, 14:13