Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
LAVDET NË LATINISHT
Programe Podcast
Skllavëria është një plagë edhe sot Skllavëria është një plagë edhe sot

Skllavëria e re, në raportin Save the Children

50 milionë njerëz janë viktima të formave të reja të skllavërisë: prej tyre, 12 milionë të mitur. Këto, shifrat shqetësuese që raportohen nga organizata joqeveritare me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër trafikimit të njerëzve, më 30 korrikun e ardhshëm. Raffaela Milano, drejtoreshë e kërkimit dhe e formimit e Save the Children-Shpëtoni Fëmijët: "Skllavëria moderne është rezultat i krizave globale, detyra jonë është t’u rikthejmë besimin këtyre fëmijëve".

R.SH. / Vatikan

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Njerëzve, që do të kremtohet më 30 korrik, Save the Children publikoi raportin vjetor, titulluar "Skllevërit e vegjël të padukshëm", tashmë në edicionin e katërmbëdhjetë. Dosja e këtij viti i hap dyert një fenomeni sa të madh, aq edhe të panjohur: formave të skllavërisë bashkëkohore. Nga puna e detyruar, tek shfrytëzimi seksual; nga përfshirja në aktivitete të paligjshme, tek martesat e detyruara - ka më shumë se 50 milionë njerëz që përfshihen në këtë fenomen dramatik. Prej tyre, 12 milionë janë fëmijë, siç nënvizohet për Vatican Radio-Vatican News nga Raffaela Milano, drejtoreshë e kërkimit dhe formimit e organizatës joqeveritare Save the Children: “Flasim për fëmijë, vajza dhe adoleshentë të përfshirë në forma shfrytëzimi të ndryshme dhe brutale, që në shumë raste vendosen njëra-mbi-tjetrën, duke shkatërruar jetën e këtyre të rinjve në shumë fronte”.

Një prirje në rritje

Shifrat e këtij fenomeni po rriten vit pas viti, duke nxjerrë në pah një aspekt shqetësues. “Nga analizat e bëra vitet e fundit kemi parë se si disa faktorë kanë kontribuar në forcimin e këtyre formave të abuzimit - kujton Milano – si urgjenca Covid, krizat humanitare, krizat klimatike dhe, mbi të gjitha, konfliktet rajonale apo kombëtare. Në zonat e konfliktit, rrethanat prodhojnë thellim të varfërisë dhe situata të rënda familjare e personale, të cilat pastaj shndërrohen në shfrytëzim”. Për ta ndryshuar situatën - shpjegon më tej Milano - "është e nevojshme të përqendrohet vëmendja mbi temën e investimeve të vendeve në krijimin e politikave të luftës kundër skllavërisë, gjithnjë e më të forta në nivel ndërkombëtar dhe kombëtar".

Trafikimi i njerëzve dhe roli i migracionit

Raporti nënvizon lidhjen e fortë ndërmjet flukseve migratore, mungesës së kanaleve të sigurta migratore dhe trafikimit të qenieve njerëzore. “Vështirësia e hyrjes në kanalet e sigurta dhe legale të migracionit, nxit në mënyrë të pashmangshme trafikimin, pasi migranti detyrohet t'i nënshtrohet stresit të jashtëzakonshëm psikologjik dhe fizik, duke e ekspozuar veten përballë rrezikut të formave të ndryshme të shfrytëzimit në vendet e tranzitit dhe të mbërritjes. Kjo mund të ndodhë edhe në Evropë - tregon akoma Milano – ku të miturit e pashoqëruar rrezikojnë të përfundojnë në duart e trafikantëve të paskrupull, për shkak të mungesës së kanaleve të shpejta të bashkimit familjar”.

Save the Children dhe rëndësia e mirëbesimit

Save The Children, aktiv në të gjithë botën, në këto raste urgjente, bashkëpunon me organizata ndërkombëtare dhe kombëtare për mbrojtjen e figurave më të brishta si fëmijët, adoleshentët apo gratë me fëmijë, pas mbërritjes së tyre në zonat kufitare tokësore ose detare. Siç shpjegon më tej Raffaella Milano - “Periudha e parë e pritjes është themelore. Viktimat e trafikimit duhet të identifikohen menjëherë, për t'i bërë djemtë dhe vajzat të kuptojnë se mund të rifitojnë besimin te vetja dhe te të tjerët; mbasi të gjithë provojnë një lloj tradhtie nga njerëzit tek të cilët kishin mbështetur shpresat; mashtrohen dhe zvarriten në situata dramatike. Prandaj, ne duhet t'u japim atyre forcën që të mund ta shikojnë qetësisht “të ardhmen”.

 

29 korrik 2024, 09:59
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031