Më 19 gusht kremtohet Dita botërore e ndihmës humanitare

E themeluar nga OKB-ja më 2009, Dita botërore e ndihmës humanitare na kujton 19 gushtin 2003, kur gjatë një atentati me dinamit pranë Canal Hotel të Bagdadit, patën mbetur të vrarë 22 vetë, ndërmjet të cilëve, edhe kreu i Misionit humanitar të OKB-së në Irak, Sergio Vieria de Mello.

R.SH. / Vatikan

E themeluar nga OKB-ja më 2009, Dita botërore humanitare na kujton 19 gushtin 2003, kur gjatë një atentati me dinamit pranë Canal Hotel të Bagdadit, patën mbetur të vrarë 22 vetë, ndërmjet të cilëve, edhe kreu i Misionit humanitar të OKB-së në Irak, Sergio Vieria de Mello.

Dita Botërore Humanitare mbahet më 19 gusht të çdo viti për të nderuar punonjësit që rrezikojnë jetët e tyre në shërbimin humanitar, si dhe për të kërkuar mbështetje për popujt e prekur nga krizat në mbarë botën.

Në një deklaratë për liderët botërorë, organizata World Vision bën thirrje për t'i dhënë fund mosndëshkimit të sulmeve kundër veprimtarëve humanitarë dhe për mbrojtje më të madhe të operatorët, të cilët po vriten dhe po plagosen gjithnjë e më shumë dhe nuk po lejohen të ndihmojnë popullatat e përfshira në konflikte.

Në vitin 2023, veprimtarët humanitarë paguan çmimin më të lartë të të gjitha kohërave: 280 të vdekur, shumica e të cilëve, civilë. Organizata paralajmëron se këtë vit numri i viktimave do të jetë edhe më i frikshëm, për shkak të numrit të madh të skenarëve të luftës së hapur dhe krizave tronditëse.

19 gusht 2024, 12:23