19 gushti, dita e ndihmës humanitare: rekord 280 të vrarë

Në vitin 2023, veprimtarët humanitarë paguan çmimin më të lartë të të gjitha kohërave: 280 të vdekur, shumica e të cilëve, civilë. Të dhënat u publikuan në atmosferën e Ditës botërore të ndihmave humanitare, që do të kremtohet më 19 gusht.

R.SH. / Vatikan

Në një deklaratë për liderët botërorë, organizata World Vision bën thirrje për t'i dhënë fund mosndëshkimit të sulmeve kundër veprimtarëve humanitarë dhe për mbrojtje më të madhe të operatorët, të cilët po vriten dhe po plagosen gjithnjë e më shumë dhe nuk po lejohen të ndihmojnë popullatat e përfshira në konflikte. Organizata paralajmëron se këtë vit numri i viktimave do të jetë edhe më i frikshëm, për shkak të numrit të madh të skenarëve të luftës së hapur dhe krizave tronditëse.

Një prej këtyre skenave është Sudani, ku shkallëzimi i papritur i konfliktit në prill 2023 çoi në pezullimin e operacioneve në pjesën më të madhe të vendit afrikan. Puna ka rifilluar, por stafi po punon në zonat e konfliktit aktiv.

Ndërkaq në Ukrainë vijojnë kërcënimet e përditshme për sigurinë personale të atyre, që punojnë në këtë vend, ku stafi përballet me kërcënimin e sulmeve me bomba e raketa; duke marrë sinjalizime përmes aplikacioneve dhe mesazheve me tekst, njerëzit janë të detyruar të gjejnë strehim në bunkerë, madje disa herë në ditë.

Në Haiti, në mars 2024, shtimi i dhunës së bandave e detyroi personelin e kryeqytetit Port-au-Prince ta evakuojë një pjese të stafit dhe të ndërpresë ndihmat, pas marrjes së portit.

Edhe operacionet në Burkina Faso, Niger, Mali, Nepal, në Timorin LindorRepublikën Demokratike të Kongos dhe Siri u pezulluan përkohësisht gjatë 12 muajve të fundit për shkak të pasigurisë, njoftoi World Vision.

18 gusht 2024, 14:46