Santi Felice e Adautto con Madre di Dio, Catacombe di Commodilla Santi Felice e Adautto con Madre di Dio, Catacombe di Commodilla

Më 30 gusht kalendari kujton Shenjtorët Feliksin e Adautin, martirë

Martirologu Romak. Në Romë, në varrezat Commodilla në Via Ostiense, martirët e shenjtë Feliksi dhe Adáuti, të cilët, duke dëshmuar së bashku Krishtin me të njëjtën fe të palëkundur, vrapuan së bashku fitimtarë drejt qiellit.

R.SH. - Vatikan

Më 30 gusht kalendari kishtar përkujton Shenjtorët Feliksin e Adautin, martirë te shek III-IV. Lajmet më të sigurta për shenjtorët Feliksi e Adauti vijnë nga një poezi e Shën Damazit që thotë vetëm se Feliksi e Adauti ishin vëllezër dhe pësuan martirizimin. Ka gjasë që martirizimi tyre të ketë ndodhur nën Dioklecianit për shkakun e fesë së tyre në Jezu Krishtin dhe ata qenë varrosur në një kriptë të varrezës së Commodilla-s, pranë Shën Pjetrit jashtë mureve, në Romë.

Kjo kriptë, shndërruar në bazilikë, është restauruar e pa njërin prej afreskeve paleokristian ku dy martirët janë së bashku me Shenjtorët Pjetrin, Palin e Shtjefnin. Sipas një legjende të shekullit VII rreth Martizimit (Passio), thuhet se ndërsa Felksin meshtar  e çonin drejt torturës së tmerrshme për shkak të fesë së tij në Krishtin, një i panjohur deshi të ndante bashkë me Feliksin të njëjtin fat. Të dyve iu pre koka. Pasi që personi që nuk dihej se kush ishte, mbeti pikërisht i panjohur, qe thirrur adauctus, prej nga vjen emri Adauti.

Martirologu Romak. Në Romë, në varrezat Commodilla në Via Ostiense, martirët e shenjtë Feliksi dhe Adáuti, të cilët, duke dëshmuar së bashku Krishtin me të njëjtën fe të palëkundur, vrapuan së bashku fitimtarë drejt qiellit.

30 gusht 2024, 09:57